Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra.
Artan Myrtaj rezulton i përfshirë 1 vit më parë në një plagosje për një tokë.
“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njofton Policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lajmi në përditësim….
U ekzekutua në Sarandë, 44-vjeçari i arrestuar në 2025-ën për plagosje pas një sherri për tokat
Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet. Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.
U ekzekutua në mes të Sarandës nga dy persona me skafandra, Report Tv siguron foton e 44-vjeçarit

Report Tv ka siguruar foton e 44-vjeçarin Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në mes të qytetit të Sarandës. Dy persona me motor dhe skafandra qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
VIDEO/ ‘O djali i nënës!’ Momenti prekës kur e ëma mëson për vrasjen e 44-vjeçarit në Sarandë
Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë.
Report Tv siguron emrin, ja kush është 44-vjeçari që u ekzekutua në Sarandë! U qëllua nga dy persona me motor dhe skafandra
Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Dy persona me mortor dhe Skafandra qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan.
Atentati në Sarandë, momenti kur i plagosuri futet në ambulancë (VIDEO)
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe një kalimtar mbeti i plagosur. Në pamje shihet momenti kur ai dërgohet në ambulancë.

