Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fushatat e Xhon Kantakuzenit kundër shqiptarëve
Aktualitet

Fushatat e Xhon Kantakuzenit kundër shqiptarëve

• 22 Prill, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tipik për shumë prej referencave të shkurtra për shqiptarë në kronikat bizantine, është teksti i mëposhtëm i perandorit bizantin Xhon VI Kantakuzeni (John VI Kantakouzenos, 1347-1355), Historia e të cilit mbulon vitet 1320-1356. Këtu, si edhe në tekste të tjera, fiset shqiptare përshkruhen si nomadë të egër dhe të pabindur, që jetonin në zona malore gjatë muajve të verës dhe migronin në ultësira gjatë dimrit.

Nga: Xhon Kantakuzeni
Përgatiti dhe përktheu në anglisht (nga gjermanishtja): Robert Elsie[1] (1328, 1332, 1336: John Cantacuzene: Unruly Nomads Pay Homage to the Emperor)
Përktheu në shqip (nga anglishtja): Agron Shala

Ndërsa perandori po kalonte rreth tetë ditë në Ahrid (Ohër), nomadët shqiptarë që jetonin në rajonin e Deabolisit (Devoll) u paraqitën para tij, ashtu si edhe ata nga Koloneia (Kolonja) dhe ata nga rrethinat e Ohrit.[2] Ata i bënë homazh perandorit dhe i ofruan me dëshirë shërbimet e tyre. Ata që jetonin më larg, në kufijtë e Perandorisë Bizantine, u urdhëruan me letra nga perandori të nxitonin drejt Selanikut për të bërë homazh, gjë që e bënë pak më vonë.

Ndërsa perandori po qëndronte në Thesali,[3] shqiptarët e pabindur që jetonin në malet e Thesalisë u paraqitën para tij, të cilët, sipas prijësve të tyre fisnorë, quhen malakasianë, bujanë dhe mesaritë dhe numri i të cilëve arrin në 12 mijë. Ata i bënë homazh perandorit dhe premtuan t’i shërbenin, pasi kishin frikë se do të shfaroseshin nga bizantinët me fillimin e dimrit, duke qenë se jetonin jo në qytete, por në male dhe në zona të paarritshme. Meqenëse duhet t’i braktisin këto rajone gjatë dimrit për shkak të të ftohtit dhe borës, e cila bie në sasi të jashtëzakonshme në këto zona, ata besonin se do të binin lehtësisht pre e tyre.

Pak kohë më pas, guvernatorët e pjesëve perëndimore të perandorisë raportuan se nomadët shqiptarë nga Balagrada (Berati) dhe Kanina,[4] të cilët ngrihen shpejt në armë dhe janë të paqetë nga natyra, kishin shkelur traktatet me perandorin, duke sulmuar dhe plaçkitur në mënyrë të egër qytetet atje. Ata kishin guxuar të bënin të njëjtën gjë edhe më herët, kur një numër i madh njerëzish u bashkuan dhe plaçkitën qytetet, derisa perandori dërgoi një ushtri kundër tyre, duke i detyruar të qetësoheshin dhe të mos u shkaktonin më padrejtësi banorëve të qyteteve të Perëndimit.

Por, kur erdhi vera, sapo ushtria e perandorit u shpërnda dhe ushtarët u kthyen në shtëpitë e veta, ata nuk mund të mbaheshin më nën kontroll dhe filluan të shkatërronin qytetet me plaçkitje dhe sulme të hapura. Tani, shumë prej tyre u bashkuan dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha në Berat, Kaninë, Kleisurë (Këlcyrë) dhe në një fortesë të quajtur Skreparion (Skrapar). Pas sulmeve të përsëritura, ata pushtuan edhe Timorosin (Tomori), një fortesë në perëndim të vendit jo larg Beratit, dhe u fortifikuan në të. Për këto arsye, perandori vendosi të ndërmarrë një fushatë kundër tyre.[5]

Meqenëse Duka Xhon,[6] sundimtari i Akarnanisë, veçse kishte vdekur në atë kohë, perandori nxitoi të arrinte në Perëndim, pasi shpresonte ta vinte Akarnaninë nën kontrollin e tij. Gjatë përgatitjeve, ai mendoi se ishte ide e mirë të sillte një forcë ndihmëse këmbësorësh turq nga Jonia për të shtypur shqiptarët. Meqenëse këta të fundit jetojnë në zona malore të larta dhe të paarritshme, me shumë shtigje të fshehta dhe strehime, ata nuk mund të mposhten nga kalorësia, sidomos pasi në verë ngjiten në majat e maleve ku, për shkak të terrenit natyror, edhe këmbësorët e kanë të vështirë, pasi mbrojtësit mund të qëllojnë nga lart. Prandaj, ai dërgoi një emisar tek Umuri[7] dhe kërkoi një forcë ndihmëse këmbësorësh. Umuri i priti me kënaqësi përfaqësuesit e perandorit, pasi e konsideronte nder të bënte diçka për të dhe i dërgoi menjëherë trupat në Selanik.

Pak më vonë, vetë perandori arriti atje me forcat e tij bizantine, mori me vete aleatët turq dhe marshoi përmes Thesalisë kundër shqiptarëve. Duke shkatërruar tokat e tyre, ai përparoi deri në Epidamnos (Durrës) dhe shumë shqiptarë u vranë. Kur morën vesh për përparimin e perandorit, duke supozuar se ushtria e tij përbëhej vetëm nga kalorësia bizantine, ata u tërhoqën në male dhe në zonat e tyre të paarritshme, duke besuar se kështu do t’i shpëtonin shfarosjes. Megjithatë, ata u sulmuan nga forcat e lehta turke dhe nga harkëtarët, të cilët veprojnë në mënyrë të lakmueshme në zona të vështira, dhe u mundën lehtësisht, jo vetëm sepse ishin të paarmatosur, por edhe sepse u kapën në panik nga sulmi i papritur i barbarëve.

Shumë shqiptarë u vranë ose u zunë robër. Ata që arritën të shpëtonin lanë pas gratë, fëmijët dhe pasuritë e tyre dhe u strehuan në zona të largëta. Turqit i skllavëruan gratë dhe fëmijët e tyre, megjithëse anëtarë të tjerë të fiseve të tyre, që mbanin marrëdhënie të mira me perandorin, arritën të shpëtonin disa prej tyre duke i marr me haraç nga turqit. Edhe vetë perandori lejoi që për shumë prej tyre të merrej haraçi, kur të afërmit e tyre erdhën tek ai dhe iu lutën për lirimin e tyre. Madje, ai do të kishte lejuar haraçin për edhe më shumë, madje të gjithë, po të kishin ardhur në kohë ndërsa turqit ishin ende nën komandën e tij. Por, meqenëse kërkuesit erdhën pas largimit të turqve, ai mundi të shpëtonte vetëm një pjesë të robërve. Shumica e tyre u dërguan në Lindje si skllevër.

Vetë bizantinët nuk i skllavërojnë njerëzit. Nuk u lejohet ta bëjnë këtë, përveç nëse janë barbarë që refuzojnë të besojnë në shpëtimin e Krishtit, Shpëtimtarit tonë. Megjithatë, ata morën në zotërim tufa të panumërta bagëtish, për të mos përmendur shumë pajisje shtëpiake dhe sende të tjera. Madje u tha, dhe raportet u vërtetuan më pas, pasi të prekurit nga fatkeqësia iu drejtuan perandorit dhe i paraqitën humbjet e tyre, se forcat bizantine kishin kapur treqind mijë krerë bagëti, pesë mijë kuaj dhe një milion e dyqind mijë krerë dele.

Ushtarët, sigurisht, nuk ishin në gjendje të merrnin me vete aq shumë kafshë, prandaj thjesht i dëbuan pronarët dhe i lanë kafshët pa barinj, në mëshirë të fatit. Banorët e qyteteve që më parë ishin plaçkitur nga shqiptarët dolën dhe morën në zotërim aq kafshë sa dëshironin, pa i ndaluar askush. Edhe pronarët e mëparshëm, pasi kishin premtuar nënshtrim dhe besnikëri ndaj perandorit, u lejuan të rimerrnin shumë nga kafshët që i gjenin duke bredhur lirshëm në gryka dhe lugina. Ata gjithashtu blenë shumë kafshë nga ushtarët, të cilët kërkonin një monedhë ari për çdo pesëqind krerë dele ose për çdo njëqind krerë bagëti.

Megjithëse ndër trupat më parë ishte zakon që të lihej mënjanë një e pesta e plaçkës, qoftë e madhe apo e vogël, si tribut për perandorin, dhe një pjesë e barabartë për prijësin e madh (Domestikos), i cili ishte komandanti i përgjithshëm i gjithë ushtrisë, pothuajse askush nuk merrej me këtë zakon dhe askush nuk i detyronte ushtarët të ndanin një të pestën e fitimeve. Atyre u lejohej të merrnin sa të donin nga plaçka, sikur ajo të rridhte lirshëm në sasi të pakufishme.

Të tilla ishin dhunimet e kryera më parë nga shqiptarët kundër banorëve të perëndimit dhe i tillë ishte ndëshkimi për padrejtësitë e tyre. Qytetet që kishin vuajtur më parë prej tyre përfituan dyfish, me gëzim të madh. Nga njëra anë, u çliruan nga sulmet shqiptare dhe, nga ana tjetër, patën mundësinë të përfitonin nga prania dhe kujdesi mbrojtës i perandorit. Për këtë arsye, ata ishin edhe më të gëzuar dhe festuan si kurrë më parë. Që nga koha e perandorit Manuel Komneni[8] deri tek ajo e perandorit Andronik Palaeologut,[9] asnjë perandor tjetër bizantin nuk i kishte vizituar ndonjëherë dhe nuk kishte treguar një kujdes të tillë ndaj tyre. Ndërsa ai ishte aty, ata e konsideronin perandorin si një qenie të mbinatyrshme.

Pasi shqiptarët u mundën, perandori i dërgoi në shtëpi aleatët e tij turq, të cilët kaluan përmes Thesalisë dhe Botisë drejt Selanikut dhe prej andej lundruan përsëri për në Joni. /Telegrafi/

_________________

[1] Fragment nga: John Cantacuzenus: Geschichte, Stuttgart 1982, I, f. 190 = Lib. 1, 55, f. 279, rr. 22sq.; II, f. 107 = Lib. II, 28, f. 474, rr. 9-19; II, f. 120-123 = Book II, 32, f. 495-499. Përkthyer nga Robert Elsie. Fillimisht botuar në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th – 17th Centuries, Wiesbaden 2003, f. 14-17.

[2] Takimi vlerësohet të ketë ndodhur rreth shkurtit të vitit 1328.

[4] Kalaja e Kaninës ndodhet disa kilometra mbi Vlorë në bregdetin jugor të Shqipërisë.

[5] Ekspedita ndoshta u zhvillua në pranverën e vitit 1336. Kr. J. Cantacuzenus 1986, f. 232.

[8] Manuel I Comnenus (r. 1143-1180) vizitoi Vlorën në verën e vitit 1149.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agron shala #aku #angli #Berat #Bizanti #DEA #Perandoria osmane #Robert elsie #shqiptaret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Tirana “vlon” nga protestuesit/ Shqiptarët në shesh, kërkohet largimi i Ramës: Revolucion, Shqipëri e Re!
  • LIVE- Marshim kilometrik! Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n/ Shqiptarët të vendosur, nuk tërhiqemi: Rama jep dorëheqjen
  • LIVE- “Zyrtarisht Kryeministria është e rrethuar”/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë, ‘elektrizohet’ sheshi, qytetarët ndezin blicat: Rama jep dorëheqjen
  • VIDEO/ “Sonte do ta gdhijmë këtu”! 150 mijë protestues rrethojnë Kryeministrinë dhe i vendosin ultimatum Ramës: Jepe dorëheqjen!
  • LIVE – Mbi 150 mijë shqiptarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës! Aktivisti: Kemi rrethuar Kryeministrinë, do rrethojmë edhe Parlamentin e ministritë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 17 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 15 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by