Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zjarri që përfshiu pallatin pranë QSUT dëmtoi 71 apartamente, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton ndihmën financiare që do t’u jepet familjeve të prekura
Aktualitet

Zjarri që përfshiu pallatin pranë QSUT dëmtoi 71 apartamente, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton ndihmën financiare që do t’u jepet familjeve të prekura

• 22 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për familjet dhe individët e prekur nga zjarri i datës 14 prill që përfshiu pallatin pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Propozimi është paraqitur me qëllim sigurimin e strehimit të përkohshëm për banorët e dëmtuar nga zjarri që dogji 71 apartamente.

Sipas projektvendimit të miratuar ditën e sotme, familjet përfituese do të marrin një ndihmë financiare mujore në vlerën 40 mijë lekë, e cila do të jepet deri në sistemimin përfundimtar në banesat e rikonstruktuara.

Vendimi parashikon që përfituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative ku janë të regjistruar, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie mbi banesën e dëmtuar, si dhe një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave.

Po ashtu kërkohet një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që provon se familjarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në të njëjtën njësi vendore.

Njësitë administrative do të kenë detyrën të verifikojnë dokumentacionin dhe të hartojnë listën e përfituesve, e cila më pas do t’i përcillet strukturave përkatëse për miratim dhe ekzekutim të pagesave.

Ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara. Në rastet kur konstatohet përfitim i padrejtë, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara.

Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026, në kuadër të programit për mbrojtjen nga zjarri dhe mbrojtjen civile.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit do të raportojë çdo tre muaj pranë Këshillit Bashkiak për listën e përfituesve dhe ecurinë e zbatimit të këtij vendimi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #iran #itali #Këshilli Bashkiak i Tiranës #Ura #Vendimi #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Masakër në Nigeri/ Agresorët hapin zjarr ndaj fermerëve që po punonin në tokat e tyre, 17 të vdekur dhe 5 të plagosur
  • Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
  • Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal
  • Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Botë Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë në Methoni 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by