Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Ai është si Pirlo, Modric, Kroos…" – Fabregas i çmendur pas yllit të Interit
Aktualitet

"Ai është si Pirlo, Modric, Kroos…" – Fabregas i çmendur pas yllit të Interit

• 22 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Cesc Fàbregas përjetoi ndaj Interit, ndoshta, natën më të egër të karrierës së tij ende të re si trajner. Como ishte shumë pranë një kualifikimi historik në finalen e Kupës së Italisë, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, ekipi i tij po fitonte 2-0 në “San Siro”.

Megjithatë, Interi reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka në fund, duke fituar 3-2 dhe duke siguruar finalen. Protagonistë të rikthimit ishin Hakan Çalhanoglu, i cili realizoi dy gola dhe dhuroi një asist, si dhe Petar Sucic, që shënoi një gol dhe krijoi dy raste vendimtare.

Pas ndeshjes, Fabregas u shfaq i qetë dhe me sportivitet të rrallë, pavarësisht goditjes së rëndë.

“Kam fituar shumë… dhe kam humbur edhe më shumë. Kështu që e kuptoj se çfarë është ky udhëtim. Edhe sikur ta kishim fituar ndeshjen, do të thosha të njëjtën gjë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe ta ndërtojmë ekipin pjesë-pjesë”, deklaroi ai.

Trajneri i Comos nuk e fshehu admirimim për Çalhanoglun, duke e cilësuar si lojtar të rrallë në futbollin e sotëm.

“Nuk ka shumë lojtarë si ai, jam i dashuruar me të. Kur luajmë kundër Interit, shqetësimi im i parë është nëse ai luan apo jo. Këta kampionë gjithmonë gjejnë zgjidhje”, u shpreh Fabregas.

Ai shkoi edhe më tej në vlerësimin e ‘metronomit’ të Interit, duke e krahasuar me emrat më të mëdhenj të mesfushës.

“Është një lojtar që më pëlqen shumë, sepse nuk ka shumë si ai në futboll. Lojtarë si Pirlo, Modrić, Kroos… Ta shohësh në këtë nivel është e pabesueshme; ai ndërton gjithçka rreth vetes dhe e bën ekipin të luajë”, theksoi spanjolli.

Tani, Como do ta kthejë fokusin te kampionati. Ekipi i Fàbregas do të luftojë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve në pesë ndeshjet e mbetura, ndërsa aktualisht renditet në vendin e pestë, pesë pikë pas Juventusit.

Lexo edhe
Aktualitet

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel

Tags: #cesc fabregas #como #Coppa italia #Hakan calhanoglu #Inter #itali #Juventus #Serie a #Ura

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel
  • Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
  • Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje
  • Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave
  • Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina mbetet e varur në pemë, plagosen dy persona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 27 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 9 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel

Dita e diel do të dominohet nga mot i qëndrueshëm gjatë kësaj dite, me intervale të gjata kthjellimesh…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit, duke ironizuar…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by