Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dukagjini Center hap Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” – hapësirë e re për dije, inovacion dhe zhvillim profesional
Aktualitet

Dukagjini Center hap Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” – hapësirë e re për dije, inovacion dhe zhvillim profesional

• 22 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ambientet e Dukagjini Center është inauguruar zyrtarisht Qendra e Zhvillimit “Agim Lluka”, një hapësirë moderne që synon të vazhdojë dhe të zgjerojë misionin e një prej figurave më të rëndësishme në fushën e librit dhe dijes në Kosovë.

Kjo qendër është konceptuar si një pikë takimi ku ndërthuren dijet, idetë dhe zhvillimi profesional, duke krijuar një ekosistem të ri për edukim dhe bashkëpunim ndërmjet individëve, organizatave dhe bizneseve.

Qendra ofron kushte bashkëkohore për organizimin e konferencave, trajnimeve profesionale dhe eventeve korporative.

Me kapacitet deri në 250 persona, hapësira është e pajisur me teknologji moderne, duke përfshirë sisteme të avancuara të zërit dhe kabina për përkthim simultan, çka e bën të përshtatshme për aktivitete të nivelit të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Një nderim për vizionin e Agim Llukës

Qendra mban emrin e Agim Llukës, themeluesit të Shtëpisë Botuese Dukagjini, si një formë nderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vend.

Hapja e kësaj qendre përfaqëson një investim në infrastrukturë dhe një vazhdimësi të drejtpërdrejtë të vizionit të tij, një vizion që e vendos dijen në qendër të zhvillimit shoqëror.

Brenda qendrës është krijuar edhe një kënd muzeal, i cili pasqyron rrugëtimin dhe ndikimin e Agim Llukës ndër vite, duke e bërë këtë hapësirë jo vetëm funksionale, por edhe simbolike.

Për dekada me radhë, Shtëpia Botuese Dukagjini ka qenë një ndër shtyllat kryesore të botimeve në Kosovë, duke sjellë libra shkollorë, vepra letrare dhe botime profesionale që kanë formësuar mendjen dhe kulturën e brezave të tërë.

Një qendër për komunitetin dhe të ardhmen

Gjatë ceremonisë së hapjes, u theksua se kjo qendër është menduar si një hapësirë në shërbim të gjithë komunitetit – jo vetëm atij edukativ, por edhe sektorit profesional dhe biznesor.

Qendra e Zhvillimit “Agim Lluka” synon të shndërrohet në një platformë ku lindin ide të reja, zhvillohen bashkëpunime dhe ndërtohen projekte me ndikim real.

Hapja e saj shënon një kapitull të ri për Dukagjinin dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kulturës së dijes dhe zhvillimit nëKosovë./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agim lluka #Arsimi #Dukagjini center #Edukim #Foto #Moderne #Qendra e zhvillimit “agim lluka” #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87
  • Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor
  • Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by