Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
Kronikë

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)

• 10 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ Kaso thotë se uji ka dalë i pastër sipas analizave të kryera.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët e Vlorës si analizat e dala nga Drejtoria e Shëndetit Publik, analizat fizikokimike dhe bakterologjike në të gjithë linjën e transmetimit të ujit të pijshëm në qytet ka qenë ë brenda normës dhe i pastër. Nga komunikimi me drejtoreshën e spitalit, nuk kanë qenë 68 njerëz të shtruar me urgjencë në spital në asnjë nga ditët e kaluara. Për mendimin tim është një fake news për të bërë zhurmë mediatik dhe për të mbledhur sa më shumë vëmendje ndaj një gjëje kaq të ndjeshme që i përket qytetarëve të Vlorës”, tha Kaso.

Sipas tij edhe në ujësjellësit më modern të botës nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit, për të thelbësore është reagimi i shpejtë i institucioneve.

Read more:‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH

“Edhe në ujësjellëset më moderne të botës nuk i shmangin dot rastet e kontaminimit. E rëndësishme është që dhe në qoftë se janë të reagohet në kohë sa më të shpejtë kur sinjalizohen ato. Ne marrim mostra të përditshme, drejtoria jonë bëjnë analiza të përditshme për ujin që shërbejmë në qytet. Ka përgjegjshmëri të lartë institucionale”, tha ai.

Sa i përket fëmijëve të kopshtit nr.10 të cilët dyshohen se u helmuan si pasojë e ujit, Kaso tha se kjo gjë mund të ketë ardhur edhe nga virozat e stinës.

Read more:“KAYO”, “ishull paligjshmërie””/ Tabaku: Rama, arkitekti i sistemit të “arkipelagut të paligjshmërisë”!

“Tani ka 100 faktorë që unë jua shpjegova është sezon virozash. Dhe unë një fëmijë katër vjeç në kopshtin 13 që ka pasur dhe ai bark dhe të vjella dhe nuk është bërë alarm kombëtar”, tha ai.

Në fund të intervistës Kaso theksoi se për ujësjellësine Vlorës po kryhen punime të reja dhe moderne për të rregulluar çdo problematikë që qytetarët kanë hasur.

Read more:Spahiu viziton Onkohematologjinë Pediatrike në QSUT: Kujdes i specializuar dhe mbështetje për çdo fëmijë

“Unë banoj vetë janë në lagjen më të vjetër të qytetit, aty ku tubacionet duhet të ishin dhe më të amortizuara. Vlora është duke vendosur rrjetin e ri që është një investim shumë serioz dhe i nivelit shumë të avancuar që financohet nga banka gjermane e zhvillimit. Shpresojmë që deri në fund të vitit, ky rrjet të vihet në punë dhe këto problematika të lokalizuara të minimizohen në përditshmërinë e qytetarëve të Vlorës”, nënvizoi Kaso.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)

Kronikë

Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

Tags: #Analiza #Banka #Femije #Investim #klevis kaso #Live #Moderne #ujesjellesi vlore #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)
  • Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)
  • Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij 3 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm! 2 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e studentëve në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare: Përplasje mes policisë dhe protestuesve, të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Gjoba deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve publike, qeveria propozon masa për shkeljet në kontabilitet 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Burime për Report Tv…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Gati 3 orë protestë, pjesëmarrja e tkurrur! ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

Pasi i lanë hesapet edhe këtë herë me zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët tashmë ishin larguar, protestuesit…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Edhe këtë të premte, në aksin Tiranë-Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ka pasur trafik të rënduar automjetesh. Qytetarë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin