Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. U largua i lënduar ndaj Celta Vigos, ja sa i rëndë mendohet të jetë lëndimi i Yamal
Aktualitet

U largua i lënduar ndaj Celta Vigos, ja sa i rëndë mendohet të jetë lëndimi i Yamal

• 23 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Barcelona mund ta ketë mposhtur Celta Vigon të mërkurën, por fitorja u errësua nga dëmtimet e Joao Cancelos dhe Lamine Yamalit.

I pari nuk u rrezikua më tej pasi mori një goditje në kofshë, por situata e 18-vjeçarit është ajo që po shkakton më së shumti shqetësim te drejtuesit e klubit.

Lamine Yamali ra në tokë pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Në atë moment ai po mbante pjesën e pasme të kofshës, ndaj u mor vendimi që të mos vazhdonte më në lojë.

Megjithatë, në vend që të bëhet fjalë për një shqetësim të lehtë, Barcelona druhet se ai mund të mungojë për një periudhë të zgjatur.

Sipas Mundo Deportivo,skanimet e para të kryera nga stafi mjekësor i Barcelonës kanë treguar se Lamine Yamali ka pësuar një çarje në hamstring.

Nëse kjo konfirmohet, ai do të përballej me një mungesë rreth pesëjavore, çka do ta përjashtonte për pjesën e mbetur të sezonit 2025/2026 në nivel klubesh.

Nga perspektiva e Spanjës, kjo është veçanërisht e rëndësishme. Nëse mungesa është pesë javë, Yamal do të ishte në rregull për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës këtë verë në Amerikën e Veriut.

“Flet shumë, por në realitet nuk bën asgjë”, kampioni i botës ‘sulmon’ brutalisht Yamalin

Ai do të rikthehej në fillim të qershorit, duke pasur edhe disa javë për të marrë formën e duhur përpara se ‘Furia e Kuqe’ ta nisë turneun kundër Kepit të Gjelbër.

Në këtë fazë, ende nuk është konfirmuar saktësisht natyra e dëmtimit të Lamine Yamalit. Barcelona shpreson që ai të mund të aktivizohet para përfundimit të sezonit, por më shumë qartësi do të ketë pas ekzaminimeve të tjera mjekësore që do të kryhen të enjten./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Barcelona #Celta vigo #La liga #Lamine yamal #Uhu #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi
  • Trazira në Barcelonë gjatë vizitës së Papa Leonit, një burrë vritet jashtë stacionit të policisë
  • Papa Leoni në kabinën e pilotit, pamjet nga fluturimi mbi Spanjë bëhen virale
  • “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë
  • Vrau policin Enea Mekolli, lihet në burg autori Violand Braçellari, vendimi iu komunikua nga Spitali i Traumës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten 1 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Botë Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë në Methoni 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by