Projekti infrastrukturor Korridori 8, IKMT shemb 7 objekte në segmentin Elbasan-Papër

Published:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë në segmentin Elbasan-Papër, duke shembur 7 objekte për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8.

Objektet e prish janë një dhe dykatëshe, ndërsa aksioni vjen në kuadër të vijimit të punimeve për këtë projekt strategjik.

“7 objekte u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për t’i hapur rrugë projektit infrastrukturor të Korridorit 8, në segmentin Elbasan–Papër.

Sipas të dhënave zyrtare, për tre prej objekteve është ndjekur procedura e shpronësimit për es publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Objektet ku është ndërhyrë janë një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre, në zbatim të ligjit, është kryer shpronësimi për interes publik, ndërsa pjesa tjetër rezulton pa leje dhe pa tituj pronësie”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img