Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. E di pse Brezi Z po largohet nga dashuria për inteligjencën artificiale
Aktualitet

E di pse Brezi Z po largohet nga dashuria për inteligjencën artificiale

• 23 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Esme Gordon Craig / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Isha në universitet kur u ndërgjegjësova për herë të parë për ChatGPT-në. Ishte viti 2022 dhe isha në një lokal me një shoqe që sapo kishte përfunduar esenë e saj. E pyeta se si e kishte shkuar dhe, me një buzëqeshje krenare, ajo nxori telefonin dhe ma prezantoi me asistentin e saj të ri të inteligjencës artificiale. “Mund t’i kërkosh fjalë për fjalë të bëjë çdo gjë. Mundet të ta shkruajë pothuajse gjithë esenë”. U habita, u bëra kureshtare – por, mbi të gjitha, optimiste.

Tani, pothuajse katër vjet më vonë, ka më pak shpresë për atë që inteligjenca artificiale mund të bëjë për brezin tim. Në fakt, jam e zemëruar.

Lexo po ashtu nga Esme Gordon Craig:
– Jam 23 vjeç dhe beqare – pse ka kaq shumë djem që kërkojnë gra të moshës së nënës sime?
– ChatGPT-ja tani po synon miqësitë e Brezit Z!

Shumë shpejt, inteligjenca artificiale filloi të dominojë jetën time. Prania e saj u bë e pashmangshme: qoftë ndihmë akademike, mbështetje administrative apo udhëzim emocional, inteligjenca artificiale dukej se ishte aty për t’i zgjidhur të gjitha. Dhe, edhe kur ndalova së kërkuari në mënyrë aktive ndihmë prej saj – pasaktësitë e saj u bënë po aq të lodhshme sa stili i saj monoton – përsëri nuk munda të çlirohesha. ChatGPT-ja ishte ngulitur si një anëtar i grupit tim të miqve, mendimi i të cilit duhej marrë parasysh para gjithë të tjerëve. Kur Google prezantoi përgjigje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, fillova t’i përdorja ato në vend që të klikoja në faqet e sugjeruara.

Tani, përmbajtja e gjeneruar artificialisht pushton faqet [feed] e mia në rrjetet sociale, secila e drejtuar nga algoritme të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Në një farë mënyre, kam vetëm veten për të fajësuar. U regjistrova në ChatGPT, shijoj rrjedha të personalizuara posaçërisht dhe, për fat të keq, jam bërë ajo që, pas një takimi të parë, pyet inteligjencën artificiale nëse duhet të shqetësohem që ai nuk ma ka kthyer mesazhin.

A është vetëm Brezi Z, apo çdo brez ka futur në jetën e vet diçka që, në fillim, dukej si ide e mirë, por në fund doli diçka krejtësisht e pafavorshme – si plastika për një përdorim apo izolimi me azbest?

Nuk kam takuar kurrë një të rritur mbi 50 vjeç që të mos ketë mall për ditët analoge para internetit. Milenialët mund të thonë se ekuivalenti i tyre ishte Facebook-u, megjithëse nëna ime më thotë se para kësaj ishte Friends Reunited – që ishte përgjegjës për një rritje të normës së divorceve kur përdoruesit filluan të kërkonin dashuritë e shkuara.

Me inteligjencën artificiale, ishte emocioni i efikasitetit, produktivitetit, kostos së ulët – dhe i të qenit pjesë e fazës së ardhshme të përparimit dhe inovacionit njerëzor. Fatkeqësisht, ashtu siç shkencëtarët zbuluan se azbesti në shtëpitë e njerëzve shkakton kancer të kanaleve të frymëmarrjes, tani po kuptojmë ndikimet e dëmshme të inteligjencës artificiale në gjithçka – nga tregu i punës te arsimi i fëmijëve, te industritë krijuese, te shëndeti ynë mendor.

Ndikimi më shqetësues i inteligjencës artificiale mund të jetë ende përmbajtja me pamje të rreme. Turpi që ndjemë kur u mashtruam duke menduar se një video me qen mbi një trampolinë ishte e vërtetë, tashmë është shndërruar në një frikë se nuk do të jemi kurrë në gjendje t’i besojmë asaj që shohim – si të kesh një nga ato makthe ku nuk mund të vendosësh nëse je vërtet zgjuar apo jo.

Fatmirësisht, nuk jam e vetme në zhgënjimin tim ndaj inteligjencës artificiale. Një studim i ri i kryer nga Gallup-i ka zbuluar se pjesëtarët e Brezit Z janë bërë dukshëm më pak shpresëplotë dhe më të zemëruar ndaj saj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndihemi të mashtruar, të çorientuar, të tejkaluar, ndihemi si budallenj. E gjitha kjo nga një sistem që të jep komplimente dhe kërkon falje sipas kërkesës. Ndihemi të zhvatur nga hilet e saj dhe të poshtëruar se sa shpejt përqafuam dhuratat e saj, duke menduar se qëllimi i tij ishte të na shërbente, jo anasjelltas. ChatGPT-ja ishte kali i Trojës që e mirëpritëm me krahë hapur dhe që tani ka pushtuar të gjitha aspektet e jetës sonë.

Ka synuar gjithçka që duam dhe dëshirojmë, nga tregu i punës te artet, te lajmet e besueshme dhe deri te marrëdhëniet tona. Kërkon të hyjë edhe në aktivitetet tona më të zakonshme, duke dobësuar kreativitetin, individualitetin, hetimin dhe të nxënit.

Tani e shoh këtë. Brezi im është bërë më skeptik ndaj asaj që ofron, më i kujdesshëm për drejtimin ku po shkon produktiviteti i saj. Jemi sërish në gatishmëri; muri ynë metaforik i Trojës po rindërtohet.

Dhe, nuk është vetëm inteligjenca artificiale që po braktisim. Javën e kaluar, Ofcom-i raportoi një rënie të ndjeshme në përqindjen e të rriturve që postojnë në rrjetet sociale. Edhe unë vetë kam fshirë TikTok-un dhe kam kufizuar kohën që kaloj në platforma të tjera. Po tërhiqemi nga gjithçka që është digjitale.

Por, kam frikë se ky mosbesim ka ardhur shumë vonë dhe se inteligjenca artificiale tashmë është aq e ndërthurur me jetën tonë saqë nuk mund të hiqet kurrë plotësisht. Edhe pse entuziazmi ka rënë dhe skepticizmi është rritur, ndoshta jemi thjesht shumë të varur prej saj, shumë të detyruar ndaj efikasitetit të saj dhe thjesht shumë thellë në vrimën e lepurit të inteligjencës artificiale për të dalë përsëri jashtë.

E kemi lejuar inteligjencën artificiale të hyjë, dhe tani ajo është këtu për të qëndruar. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Arsimi #Arti #Chatgpt #Deti #Esme gordon-craig #Google #Inovacioni #Inteligjenca artificiale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • BE vendos rregulla të reja për AI, kompanitë duhet të etiketojnë përmbajtjet e krijuara nga inteligjenca artificiale
  • “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka
  • Librat flasin me AI, inteligjenca artificiale po ndryshon leximin, autorët ngrenë alarmin për të drejtat
  • Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes! Produkti me origjinë nga Turqia u importua në Shqipëri përmes Greqisë
  • Të shtëna me armë nga jahti, 4 të ndaluar në Palasë! Tentuan arratinë drejt Greqisë, njëri prej tyre u hodh në det! Mjeti lundrues kapet pas 2 orësh ndjekje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 25 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 13 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 11 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by