Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dua Lipa po martohet! Ajo dhe Callum Turner “planifikojnë dasmën e vitit” në Palermo, me të ftuar VIP që pritet të mbërrijnë me avionë privatë
Aktualitet

Dua Lipa po martohet! Ajo dhe Callum Turner “planifikojnë dasmën e vitit” në Palermo, me të ftuar VIP që pritet të mbërrijnë me avionë privatë

• 23 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner raportohet se po përgatiten të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në Palermo të Italisë.

Artistja 30-vjeçare, e cila e konfirmoi fejesën me Callum-in 36-vjeçar në qershor të vitit të kaluar, thuhet se po planifikon ta mbajë ceremoninë në shtator, konkretisht në datat 5 deri më 7 shtator, në një event që pritet të zgjasë dy ditë dhe të jetë mjaft madhështor, shkruan DailyMail.

Sipas gazetës italiane Giornale di Sicilia, një organizator dasmash ka qenë prej kohësh në Palermo duke punuar për përgatitjet e spektaklit.

Ndërkohë, publikimi La Repubblica shkruan se pritet të ketë një numër të madh avionësh privatë që do të sjellin të ftuarit e famshëm në këtë ngjarje, e cila po quhet tashmë “dasmë e vitit”.

Kur e bëri publike fejesën, Dua Lipa foli për British Vogue, duke u shprehur e lumtur: “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese… Ky vendim për të plakur bashkë, për të parë një jetë përpara dhe, nuk e di, për të qenë shokët më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”.

Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Duas janë kontaktuar për koment, por ende nuk ka një reagim zyrtar.

Lajmi për propozimin romantik të çiftit doli në vitin 2024, dhe këngëtarja është parë shpesh me një unazë diamanti tërheqëse në gisht.

Duke folur më herët për planet e dasmës, Dua ka thënë se do të donte ta përfundonte turneun e saj dhe Callum të mbyllte xhirimet e projekteve të tij përpara se të bëjnë hapin e madh. Ajo ka pranuar se, edhe pse dasma nuk ka qenë në qendër të mendimeve për shkak të angazhimeve të shumta, ka nisur të mendojë për veshjen.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Dua ta mbaroj turneun tim, Callum xhirimet, kështu që po e shijojmë këtë periudhë… Nuk kam qenë kurrë tip që ka menduar shumë për një dasmë, ose ka ëndërruar se çfarë nuseje do të isha. Papritur, jam si: ‘Oh, çfarë do të vishja?’”, është shprehur ajo.

Dua Lipa ka thënë gjithashtu se është “e fiksuar” pas unazës së fejesës, duke shtuar se është ndjesi e bukur kur personi me të cilin do të kalosh jetën “të njeh shumë mirë”.

Çifti u lidh për herë të parë me thashetheme në janar 2024, ndërsa raportohet se janë fejuar gjatë Krishtlindjeve të vitit 2024.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në intervistë, këngëtarja foli edhe për dëshirën që një ditë të ketë familje dhe fëmijë, por pranoi se e ka të vështirë ta gjejë “kohën e duhur” për shkak të kërkesave të karrierës së saj në muzikë.

“Do të doja të kisha fëmijë një ditë. Por pyetja është gjithmonë: kur do të ishte ndonjëherë koha e duhur – si do të përshtatej me punën time, si do të funksiononte nëse do të isha në turne dhe sa kohë do të më duhej të ndërprisja?”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Arti #Artistja #Callum turner #dua lipa #Familje #Foto #Inter

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87
  • Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)
  • Shqiptarët mes frikës, mjerimit dhe heshtjes – Blog
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
  • Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by