Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi
Kronikë

U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është nxjerrë nga Liqeni i Ulzës pas 2 ditë kërkimesh trupi i pajetë i Armando Zajsit, qytetarit nga Laçi i cili humbi jetën dy ditë më parë, më 15 qershor, teksa po levizte me një mjet lundrues.

Zajsi ndërroi jetë pasi mjeti lundrues (motor uji) me të cilin ai po lundronte, u përmbys. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i tij është pikasur nga dronët e ujit në thellësinë 37 metër dhe është nxjerrë nga polumbarët e forcave RENEA.

Në operacion janë angazhuar forca të shumta nga struktura të ndryshme shtetërore dhe vendore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcën Detare, RENEA-n, Policinë e Shtetit, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin, Mbrojtjen Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe më gjerë.

Ekipet e polumbarëve kanë kryer zhytje të vazhdueshme në thellësitë e liqenit, ndërsa paralelisht janë zhvilluar kërkime intensive në sipërfaqen e ujit me mjete lundruese dhe dronë.

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Në terren janë angazhuar mbi 120 efektivë dhe vullnetarë, të mbështetur nga disa mjete lundruese, autoambulancë dhe pajisje të specializuara kërkimi.

Njoftimi i Policisë:

Mat-Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, ju informojmë se:

Pas dy ditësh kërkime intensive, rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e njësisë së polumbarëve të RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Forcat e Armatosura, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, forca vullnetare dhe familjarë, bënë të mundur gjetjen, nxjerrjen nga liqeni dhe identifikimin e trupit të pajetë të shtetasit A. Z.

Read more:Zbardhet ngjarja e rëndë në Mamurras/ Tentoi të përplasë efektivët me makinë pasi pikasi se po ndiqej, kush është 23-vjeçari që u plagos gjatë aksionit të bluve

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve dhe ekspertizës mjekoligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Kronikë

Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht

Kronikë

Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK

Tags: #Armando Zajzi #Diber #dronë #Dronët #Forcat e Armatosura #jetë #Laç #Liqeni i ulzes #motor uji #Renea #trupi i pajetë
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht
  • Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK
  • Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
  • Tiranë/ Dyshohet se i përfitoi nga lekët e drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe 1 garazh me vlerë 420 mijë € (EMRI)
  • Iu afruan pushuesve, gjobiten me 500 000 lekë dy drejtuesit e gomoneve në Vlorë! Bllokohen edhe mjetet lundruese (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat/ Marta Kos kundër Ramës: Shfuqizoni ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike
  • “Kos ia bëri të qartë Ramës; s’ka BE me ligjin 21/2024”, aktivisti: S’do të lejojmë të përfaqësohemi nga Sara Mile e Zegjineja. Do ta shporrim kryeministrin!
  • “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe…
  • VIDEOLAJM/ Rama shfaqet si kuzhinier, qytetarja me pankartë pikante: Gatuan plane në kurriz të shqiptarëve!
  • Protesta frikëson turistët? Rama shembi me tritol ‘Prestige Resort’ në pikun e sezonit turistik/ Robert Aliaj: Kryeministri si Enveri, tejkaloi edhe Ramizin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Amnistia penale, nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Përfitojnë 1335 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK

Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale për 1335 të burgosur. Ligji, i cili u miratua më…

• 20 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Aksident në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën 2 persona! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by