Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive
Sociale

‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë grumbulluar para kryeministrisë. Grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.

Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Sot mikrofoni u është lënë pensionistëve, ndryshe nga një ditë më parë që fjalimet u mbajtën nga të rinjtë.

“Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Luçiana Kokaj.

Read more:Frika e një atentati ose grushti shteti mbërthen Putinin, izolohet në bunker! Ulet ritmi i festimeve për fitoren ndaj nazistëve

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi. Flamingove iu bashkuan edhe një tufë dhish të rrethuara me gardh, jashtë të cilit vareshin posterë me slogane kundër qeverisë.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:05

‘Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë’, pedagogia: Jo Rama e Berisha, por të gjithë në burg!

Një pedagoge e gjuhës shqipe, e cila u ngjit në podium me vajzën e saj, e përqendroi thirrjen te braktisja e auditorëve nga studentët. Më tej, tha se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të jetë “të gjithë në burg” nëse qeveria s’do të mirën e popullit.

“Arsimi po degradohet çdo ditë e më tepër. Auditori është bosh! Ndiej keqardhje sa herë që futem dhe çdo vit shoh auditorë me 10 studentë nga 120 në 2010. Sot duhet t’i japim zë dhe liri kësaj proteste. Nuk jam dakord me Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg kush nuk do të mirën e vendit të vet! Një popull, një qeveri që nuk do të mirën e popullit të vet kurrë s’ka për të pasur hajër!”, tha pedagogia.

Read more:“Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë”, Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme të Iranit: Pra tani papritur ju intereson populli shqiptar?

Ora 20:27

‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë

Pas ‘flamingove’ prej kartoni, protestës para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një tufë dhish. Duke mbajtur në duar një gardh rrethues, lëvizin bashkë me dhitë.

Jashtë gardhit varen edhe posterë me shprehjet “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”, etj.

Dhitë janë sjellë nga Kelmendi. Protestuesit janë duke i ushqyer.

Read more:“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

Ora 20:18

‘Berisha në burg’, i moshuari: Ka bërë krime, të arrestohet!

Thirrjet për arrestimin e Sali Berishës nuk munguan as në ditën e 18-të të protestës. Një i moshuar tha se kryetari i PD ka bërë krime, ndërsa u kërkoi bashkëmoshatarëve t’i bashkohen rinisë.

“Sali Berisha ka bërë krime! Çfarë nuk ka bërë! Rama, Berisha, Meta! Të gjithë të arrestohen! Nuk ka lënë njeri pa poshtëruar! Të moshuarit të bashkohen me rininë, ta mbështesin që të zgjidhin problemin që kemi prej kohësh!”, tha protestuesi.

Ora 20:00

Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Të udhëhequra nga një flamingo e madhe, të tjera më të vogla, të radhitura në një formacion, kanë parakaluar përpara kryeministrisë.

Read more:Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë

Protestuesit kanë arritur të realizojnë një paradë me flamingot që janë shndërruar në simbolin e këtij tubimi.

Ora 19:55

Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj pati vetëm disa fjalë inkurajuese për protestuesit para kryeministrisë.

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj.

Read more:Komisioni suedez paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm në të ardhmen e afër

Ora 19:44

Gjyshërit në ‘qendër’ të protestës, Luçiana Kokaj: Nuk jetojnë me dinjitet, sot protestojmë për ta

Protestuesja e Rrjollit dhe një nga organizatoret e protestës për Zvërnecin, Luçiana Kokaj, ua kushtoi fjalën e saj pensionistëve. Kokaj tha se sot protesta është edhe në emër të tyre.

“Në familjen e gjithsecilit prej nesh s’ka një gjysh që mund të jetojë me dinjitet vetëm me pensionin e tij, është i varur nga fëmijët e tij në mërgim. Sot ka qenë një thirrje shumë e bukur nga të rinjtë: merr gjyshin në protestë. Nëse gjyshi nuk vjen dot, protesto për gjyshin!”, tha Kokaj.

Ora 19:21

Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

Edhe pse me pjesëmarrje më të ulët krahasuar me ditët e para, qytetarët korçarë kanë vijuar protestën edhe këtë të mërkurë. Një turiste ka marrë edhe mikrofonin për të mbështetur pjesëmarrësit. Protesta në Korçë është në ditën e dhjetë të saj.

Lexo edhe
Sociale

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare, ndan fotot nga pushimet në Vlorë

Sociale

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Tags: #Arsimi #Burg #Fëmijët #Flamingo #Flamingot #Gjyshi #jetë #protesta tek kryeministria #resorti ne zvernec
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare, ndan fotot nga pushimet në Vlorë
  • “Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale
  • Masa ajrore të nxehta dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 38 gradë (VIDEO)
  • Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës
  • ‘Faleminderit Shqipëri’, Ambasada gjermane vlerëson ekipet shqiptare që shpëtuan turistët në jug: Profesionalizëm dhe reagim i jashtëzakonshëm
Nga të njëjtat tag-e
  • Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme (VIDEO)
  • Klosi kundër shkrirjes me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë sfidon Ramën: Dëgjesa publike në çdo fshat. Iu shërbej qytetarëve, karrigia e përkohshme (VIDEO)
  • Klosi refuzon shkrirjen me Matin/ Kryetarja socialiste e bashkisë, kundër Ramës: Do bëjmë dëgjesë publike në çdo fshat. Jam në shërbim të qytetarëve, karrigia e përkohshme (VIDEO)
  • Masa ajrore të nxehta dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 38 gradë (VIDEO)
  • Vrau 3 persona në 1997, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 30 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 10 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare, ndan fotot nga pushimet në Vlorë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur rivierën shqiptare…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet…

• 3 orë më parë • 13 min lexim
Sociale

Masa ajrore të nxehta dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 38 gradë (VIDEO)

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by