Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Cilët janë aktorët më të vjetër që janë ende gjallë sot: Ata e filluan karrierën e tyre në epokën e filmit bardh e zi
Aktualitet

Cilët janë aktorët më të vjetër që janë ende gjallë sot: Ata e filluan karrierën e tyre në epokën e filmit bardh e zi

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërkohë që industria e filmit po kthehet vazhdimisht nga fytyra të reja, dhe tapetet e kuq dominohen nga yje si Zendaya, Timothée Chalamet, Sydney Sweeney, në zemër të Hollywood-it janë ata që ndërtuan karrierën e tyre në vitet ’50 dhe më herët.

Karrierat e tyre filluan në epokën e filmit bardh e zi, dhe midis tyre ka edhe njëqindvjeçarë.

Në krye të kësaj liste është Eva Marie Saint (101). Aktorja, e cila debutoi në vitin 1946, është gdhendur përgjithmonë në histori me rolin e saj në filmin klasik “On the Waterfront”, për të cilin fitoi edhe një Oscar. Me elegancën e saj në trillerin e Hitchcock-ut “North by Northwest”, ajo vendosi standarde për “bjonden hitchcockiane” që vështirë se mund të tejkalohen.

Pranë saj është Dick Van Dyke, i cili festoi 100-vjetorin e lindjes dhjetorin e kaluar. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1947 dhe u bë sinonim i argëtimit familjar falë filmave “Mary Poppins” dhe “Chitty Chitty Bang Bang”. Vitaliteti i tij ende admirohet nga publiku në mbarë botën.

View this post on Instagram

A post shared by history (@historyistimeless)

Kur bëhet fjalë për 90-vjeçarët, është e pamundur të injorosh Clint Eastwood (95). Që nga fillimet e tij në vitin 1954, Eastwood është shndërruar nga kauboj në një nga regjisorët më të respektuar të kohës sonë. Puna e tij në filma si “Million Dollar Baby” tregon se energjia krijuese nuk njeh orë biologjike.

William Shatner (95), Kapiteni ikonik Kirk nga “Star Trek“, i cili e filloi karrierën e tij në vitin 1951, gëzon një jetëgjatësi të ngjashme. Shatner është i famshëm për faktin se është bërë personi më i vjetër që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë, duke dëshmuar se kufijtë janë këtu për t’u thyer.

Listën e plotëson Sir Michael Caine (93), i cili pas shtatë dekadash pune dhe rolesh në hite si “Dark Knight Rises” njoftoi së fundmi tërheqjen e tij nga jeta, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme.

Midis zonjave, janë Rosemary Harris (98), e njohur për rolet e saj në filmat “Spider-Man”, dhe e paimitueshmja Sophia Loren (91). Diva italiane, karriera e së cilës filloi në vitin 1950, mbetet edhe sot një simbol i bukurisë së përjetshme.

Ndër më të rinjtë në këtë listë janë legjendat Morgan Freeman (88), Dustin Hoffman (88), Anthony Hopkins (88) dhe Al Pacino (86). /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Al pacino #Anthony hopkins #Clint eastwood #Dick van dyke #Dustin hoffman #Morgan freeman #Sophia loren #Spiderman #Star trek #Sydney sweeney #Timothe chalamet #William shatner #Zendaya

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Plani “Shqipëria” për Greqinë, Europa kishte parashikuar kolaps të monedhës greke pas largimit të nga BE-ja
  • Matt Damon mirënjohës për punën në "The Odyssey": Nuk ka shumë njerëz në të 50-at që luajnë role të tilla
  • Fansat kritikojnë episodin e ri të “Euphoria” pas skenave të guximshme me Sydney Sweeney
  • Sydney Sweeney surprizon në “Euphoria” me performancë të fortë ndryshe nga skenat provokuese të mëparshme
  • Frrok Çupi: Persekutorë të vdekur për Ndrenikën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin