Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. FSK përgatitet për dislokim në Gaza, ekipi kryen vlerësim paraprak
Aktualitet

FSK përgatitet për dislokim në Gaza, ekipi kryen vlerësim paraprak

• 26 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gazës për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë trupat e saj në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas FSK-së, ekipi është dërguar me vendim të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në njoftim thuhet se qëllimi i vizitës është vlerësimi paraprak dhe koordinimi i aktiviteteve për dislokimin e kontingjentit të FSK-së.

“Gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza“, thuhet në njoftim.

Autorizohet dërgimi i trupave të FSK-së në operacion ndërkombëtar paqeruajtës në Gaza

FSK ka bërë të ditur se delegacioni ka zhvilluar takime me autoritetet për administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC).

“Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas FSK-së, në këto takime është diskutuar për integrimin e kontingjentit, operacionet e përbashkëta dhe mbështetjen logjistike.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global… duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes”, theksohet në njoftim.

FSK ka ritheksuar se vazhdon bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkim jashari #Forca e sigurisë së kosovës #Fsk #Gaza #Okb #Shtetet e bashkuara

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Na e bëj hallall po s’ka mëshirë”/ Protestuesi: Rama ka frikë të japë dorëheqjen se e pret burgu! I lutet OKB-së për një post që t’u shpëtojë prangave
  • “Rama si hallvaxhi, po e ndan Shqipërinë si një copë bakllava”/ Emigranti nga SHBA: Pas 30 vitesh u ktheva për t’iu bashkuar protestës, këtë regjim do ta çojmë në kosh të plehrave
  • 250-vjetori i Pavarësisë së Amerikës/ Presidenti Begaj: Gëzuar 4 Korrikun SHBA. Shqipëria, mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme
  • “Amerika më dha të ardhmen, Shqipëria shpirtin”/ Kardiokirurgia: Ëndërroj kthimin në Atdhe!
  • “Paguan çdo 30 minuta shuma marramendëse, por nuk e kontrollon dot algoritmin”/ Berisha: Rama i pashpresë, “Gen Z” di vetëm të fitojë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 14 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 12 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by