Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lufta nuk do ta zgjidhë kërcënimin bërthamor të Iranit, por kjo gjë mundet
Aktualitet

Lufta nuk do ta zgjidhë kërcënimin bërthamor të Iranit, por kjo gjë mundet

• 26 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Jonathan Granoff, jurist dhe president i Institutit të Sigurisë Globale / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Ndërsa tensionet përshkallëzohen, po ngushtohet dritarja e shmangies së një konflikti që del jashtë kontrollit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Nuk ka gjasa të zgjidhen me luftë shqetësimet se Irani mund të zhvillojë armë bërthamore. Çdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të vijë nga traktatet, diplomacia dhe verifikimi i përforcuar – jo nga forca. Korniza ligjore tashmë ekziston, por ka nevojë të forcohet.

Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) rregullon rendin global bërthamor. Konferenca e ardhshme e rishikimit të NPT-së mblidhet në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, më vonë këtë muaj, dhe është vendimtare.

NPT-ja mbështetet mbi një marrëveshje të madhe: vendet pa armë bërthamore pajtohen të mos i zhvillojnë ato, në këmbim që pesë shtetet me armë bërthamore në traktat – ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Rusia – të punojnë me mirëbesim për t’i dhënë fund garës së armatimit bërthamor dhe për të arritur çarmatimin bërthamor. Neni IV i NPT-së pohon shprehimisht “të drejtën e patjetërsueshme” të shteteve palë për të kërkuar, zhvilluar dhe përdorur energjinë bërthamore për qëllime që nuk janë ushtarake, si dhe “shkëmbimin sa më të plotë të mundshëm” të informacionit dhe teknologjisë mes shteteve me armë bërthamore dhe atyre pa to.

Këto dispozita janë detyruese. Pothuajse çdo vend në botë, përfshirë Iranin dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë ratifikuar NPT-në si ligj të vendeve të tyre. Vetëm katër shtete – Izraeli, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut – qëndrojnë jashtë tij.

Gjatë negociatave të dështuara në Islamabad, ShBA-ja kërkoi që Irani të pranonte një moratorium 20-vjeçar mbi pasurimin e uraniumit, për çdo qëllim, përfshirë ato paqësore, dhe të eksportonte rezervat e tij të uraniumit. Kjo bie në kundërshtim me garancinë e qartë të NPT-së për të drejtën e një programi paqësor bërthamor.

Në të njëjtën kohë, traktati kërkon kufizime të rrepta ligjore nën vëzhgimin e kujdesshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për të parandaluar zhvillimin e materialeve të zbërthyeshme që mund të përdoren në një armë bërthamore. Këto kufizime mundet dhe duhet të bëhen shumë më të rrepta, jo vetëm për Iranin. Në vend që të veçohet Irani, “masat mbrojtëse” të përforcuara duhet të zbatohen në mënyrë universale, në mënyrë që asnjë shtet tjetër të mos zhvillojë armë bërthamore.

Sjellja e kaluar e Iranit ngre shqetësime të ligjshme. Zbulimet në fillim të viteve 2000 mbi aktivitetet e tij të fshehta bërthamore minuan besimin dhe ngritën dyshime se qëllimi i tij nuk ishte paqësor, duke shkaktuar krizën që ende po zhvillohet sot. Irani i kundërshton këto dyshime dhe, për arsye të krenarisë kombëtare si dhe të politikës dhe pozicionimit strategjik, nuk ka gjasa të pranojë plotësisht shkeljet e së kaluarës.

Pra, ka dy grupe realitetesh dhe interesash: shqetësimi se Irani po nxiton drejt ndërtimit të një arme bërthamore kundrejt këmbënguljes së Iranit se programi i tij bërthamor është paqësor. Ato janë krejtësisht të ndryshme, por ekziston një mënyrë për t’i afruar: forcimi i NPT-së.

Në përputhje me kushtet dhe qëllimin e traktatit, mund të ekzistojë një regjim më i fuqishëm, më ndërhyrës, me inspektime dhe verifikime në çdo vend dhe në çdo kohë për pasurimin e uraniumit. Ai mund të hartohet në mënyrë që të zbatohet jo vetëm për Iranin, por njësoj për të gjitha shtetet pa armë bërthamore në NPT. Në të njëjtën kohë, ShBA-ja mund të sinjalizojë gatishmërinë e saj për të rigjallëruar procesin e çarmatimit midis shteteve me armë bërthamore, që është në thelb të traktatit.

Këta hapa nuk janë thjesht nocione teorike. Sa i përket çarmatimit, ka mjaft precedentë: që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shtetet me armë bërthamore kanë reduktuar arsenalet e tyre me mbi 80 për qind. Kjo është një arritje e rëndësishme, e nënvlerësuar, megjithëse aktualisht po përmbyset nga politikat e modernizimit dhe zgjerimit të arsenaleve bërthamore.

Sa i përket forcimit të regjimit të inspektimit, ekziston një model praktik suksesi në Konventën për Armët Kimike, e cila lejon inspektime sfiduese në çdo kohë dhe në çdo vend. Një mekanizëm i ngjashëm mund të zbatohet për pasurimin e uraniumit nga një Agjenci e forcuar Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Sipas një kornize të tillë, Irani do të ruante të drejtën e tij për pasurimin e uraniumit. Në këmbim, do të pranonte regjimin më ndërhyrës të inspektimit të krijuar ndonjëherë – jo si ndëshkim, por si pjesë e një standardi më efektiv të ri global.

Kjo mund ta shndërrojë krizën aktuale në reduktim të kërcënimit global, në dobi të të gjithëve. Irani nuk do të humbiste dinjitetin. ShBA-ja do të njihej si vend që e ka bërë botën më të sigurt duke forcuar sistemin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit.

Zgjerimi i luftës me Iranin nuk do t’i arrijë këto gjëra. Do të shtonte dhunën, kaosin dhe gjasat e përhapjes. Aleatët evropianë, Kina dhe pjesa më e madhe e botës duan një zgjidhje përpara se konflikti të zgjerohet.

Ligji ofron një rrugë më të mirë sesa lufta. NPT-ja mbetet instrumenti ligjor qendror i rendit bërthamor. Detyra tani është ta përdorim atë në mënyrë krijuese, rigoroze dhe universale.

Rruga për të dalë nga lufta nuk është përmes dominimit, por përmes verifikimit të përforcuar dhe respektit për rregullat që na qeverisin të gjithëve. Siç ka thënë presidenti Reagan: “Beso, por verifiko”. Ajo rrugë mbetet e hapur. Shfrytëzojeni rastin. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armët #Armët bërthamore #diplomacia #Franca #India #Inspektime #Irani #Jonathan granoff #Lufta në iran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
  • “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë
  • Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë
  • Irani fsheh uraniumin, CNN: Tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by