Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sot shpallet aktgjykimi për ish-zyrtaren e OSBE-së, e cila akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe
Aktualitet

Sot shpallet aktgjykimi për ish-zyrtaren e OSBE-së, e cila akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës Jelena Gjukanoviq, ish-punëtore e OSBE-së, e cila po përballet me akuzën për spiunazh.

Seanca për shpalljen e vendimit është planifikuar të mbahet rreth orës 13:15.

Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal prej 25 vjetësh burgim, duke e cilësuar çështjen si një nga rastet më të rëndësishme në fushën e sigurisë në Kosovë.

Sipas prokurorisë, rasti lidhet me veprimtari që rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë shtetërore.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarës ka kundërshtuar vazhdimisht akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor, duke kërkuar lirimin e saj dhe duke mos pranuar pretendimet e prokurorisë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025, Gjukanoviq dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar kohore deri në arrestimin e saj më 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares së OSBE-së në Kosovë, në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA).

Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit të OSBE-së, Jeff Bieley te inteligjenca serbe

Ajo dyshohet se me vetëdije ka siguruar dhe përcjellë dokumente dhe informacione të ndjeshme të marra gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare, përmes komunikimeve të shumta me Aleksandër Vllajiq, i cili më parë është dënuar për spiunazh dhe është cilësuar si agjent rezident i BIA-s.

Prokuroria pretendon se informacionet e përcjella kanë përfshirë të dhëna për sigurinë dhe institucionet e Kosovës, të cilat më pas janë transmetuar tek struktura të BIA-s në Serbi.

Po ashtu, ajo akuzohet se ka ndikuar në raportet e OSBE-së dhe krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të Kosovës.

Me këto veprime, Gjukanoviq akuzohet për veprën penale “Spiunazh” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gjykata themelore e prishtinës #Jelena gjukanoviq #kosove #Mitrovicë #OSBE #prishtine #Prokuroria speciale #serbi #Siguri #Spiunazh

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog
  • Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Botë Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal 1 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Botë Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur 1 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by