Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zgjidhen tre anëtarë të KShC-së, kundër edhe Haxhi Avdyli i LVV-së
Aktualitet

Zgjidhen tre anëtarë të KShC-së, kundër edhe Haxhi Avdyli i LVV-së

• 27 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 57 vota për, një kundër dhe katër abstenime, Kuvendi i Kosovës zgjodhi tre anëtarë të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Driton Vela, Florim Gallopeni dhe Shkurtë Bajgora.

Sipas opozitës, emërimi i tyre është kapje e institucioneve të pavarura. E, kësaj radhe kundër votimit ishte edhe deputeti i mazhorancës, Haxhi Avdyli.

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, tha se institucionet po rrezikohen të shndrërrohen në instrumente politike.

“Në vazhdën e këtyre dështimeve të Kurtit sot në këtë seancë jemi të gjithë dëshmitarë të tentativës së qartë për politizim në arsim. Rasti i fundit është përshpejtimi dhe ndërhyrjet në bordet e institucioneve të pavarura si Agjencia e Akreditimit. Institucionet që duhet të jenë nga rendi i cilësisë, të pavarura dhe profesionale fatkeqësisht po rrezikohen të shndërrohen në instrumente politike. Dhe mbi të gjitha ironike, si pikërisht sjelljet: VV-ja ka proklamuar përparime se këto borde duhet të jenë neutrale, sot po shfaqen haptas për kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit”, tha Jashari.

Shefja e grupit parlamentarë të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se Agjencia e Akreditimit nuk është zyrë partiake e pushtetit.

“Po flasim për një proces përzgjedhjeje, e cila është jashtë afateve kohore, është bërë vlerësim për 48 orë dhe duke anashkaluar edhe procedurat jo vetëm afatet. Kur e paramendoni për institucionin, për të cilin po flasim, për arsimin po flasim për tentimkapjen dhe politizimin e saj. Tash edhe konkretisht bëhet fjalë për instalimin e njerëzve të partisë së VV-së në këtë bord. Driton Vela ish- kandidat për deputet i tyre. Agjencia e Akreditimit nuk është zyrë partiake e pushtetit”, tha Lushaku.

Edhe Time Kadrijaj nga AAK-ja mendon njëjtë. Ajo përmendi edhe qëndrimin dikur të VV-së që institucionet duhet të jenë të pavarura.

“Po shihet qartë tendenca e VV-së. Të kujtohen premtimet, me të cilat keni ardhur në pushtet. Të afërmit, militantët e partive politike, jo në dasma e ahengje, këto kanë qenë fjalët e VV-së se keni thënë se institucionet duhet të jenë të pavarura. Po ashtu, keni ardhur me premtimin çkapjen e institucioneve. E çka po bëni ju? Po i kapni rend institucionet edhe këto ditë duke ditur që ka zgjedhje, me procedura të përshpejtuara po sillni ligje”, tha Kadrijaj.

Kësaj radhe kundër ishte edhe deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli. Ai kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për një seancë të radhës, nëse jo do të abstenojë ose të votojë kundër.

Sipas tij, me nominimin e tre kandidatëve nuk i bëhet nder Agjencisë për Akreditim

“Duke u bazuar në vërejtje të shumë organizatave joqeveritare, monitoruese të arsimit dhe profesionistëve shëndetësorë e arsimorë, unë kisha kërkuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet në një seancë të radhës. Nuk po flas në aspektin as profesional, as politik, por po flas se duke i njohur edhe kandidatët e nominuar, të cilët edhe në aspektin profesional janë shumë më profesional. Nëse kjo vazhdon unë nuk do votoj ose do të votoj kundër. Besoj që nuk i bëjmë nder kësaj agjencie”, u shpreh ai.

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku iu kundërpërgjigj se jemi bashkë në përgjegjësitë tona shtetërore për ta ruajtur integritetin e një institucioni.

“Unë e kuptoj drejt dhe dua të besoj që shqetësimin e keni përnjëmend. Këtu jemi bashkë në përgjegjësitë tona shtetërore për ta ruajtur integritetin e një institucioni, siç është Agjencia e Akreditimit. KSHC-ja duhet të jetë funksionale plotësisht me përbërje të plotë dhe ky ka qenë motivi kryesor pse jemi angazhuar. Unë ju siguroj që bashkë me stafin civil dhe të tjerët kemi bërë përpjekje maksimale për të respektuar në plotëni procedurën ligjore”, tha Çeku.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Driton vela #Hajrulla çeku #Haxhi #Kshc #Kuvendi i kosovës #Ldk #Lvv

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
  • After the physical attack in Skenderaj, Hysni Mehani is released from Mitrovica Hospital
  • LDK: Po vazhdojnë edhe sonte sulmet në rrjete sociale ndaj nesh, formë e organizuar hibride
  • Osmani: Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes
  • Rama: Koalicioni i gjerë, i domosdoshëm për të çuar përpara projektet në Prishtinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Botë Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Botë Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ 1 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by