Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës
Aktualitet

GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pas seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit/es, duke shprehur “shqetësim serioz” për mënyrën si është zhvilluar procesi dhe duke vlerësuar se është vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas GLPS-së, seanca e mbrëmshme “u zhvillua në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e kthyer një ndër proceset më të rëndësishme shtetërore në një lojë politike”.

Në reagim, GLPS ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të presidentit/es kërkohet prania e dy të tretave të të gjithë deputetëve.

“Gjykata Kushtetuese, në Aktgjykimet e rasteve Nr. KO 29/11, KO47/16 dhe KO68/26 ka qenë e qartë se për zhvillimin e votimit të Presidentit/es kërkohet prania e 2/3 të të gjithë deputetëve”, thuhet në reagim.

Organizata ka theksuar se çdo veprim përtej këtij kushti nuk është çështje interpretimi.

“Çdo procedim përtej kësaj nuk është çështje interpretimi, por shkelje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues”, ka deklaruar GLPS.

Në këtë kontekst, GLPS ka vlerësuar se veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme janë të pavlefshme dhe se vazhdimi i seancës në të njëjtën formë do të përbënte cenim të rëndë të Kushtetutës.

“Thënë këtë, përveç se janë ‘nule’ të gjitha veprimet e ndërmarra në seancën e mbrëmshme, GLPS vlerëson se thirrja për vazhdimin e saj sot në të njëjtën formë përbëjnë cenim serioz dhe të papranueshëm të Kushtetutës”, thuhet më tej.

GLPS ka shtuar se funksionaliteti institucional nuk mund të ndërtohet mbi shkelje kushtetuese.

“Veprimet që injorojnë këtë rregullim nuk mund të justifikohen as me nevojën për funksionalitet institucional, sepse funksionaliteti nuk mund të ndërtohet mbi shkelje të Kushtetutës”, thuhet në reagim.

Duke paralajmëruar për pasoja në rendin demokratik, organizata ka thënë se relativizimi i kërkesave kushtetuese e vendos vendin në një trajektore të rrezikshme.

“Një qasje e tillë nuk është vetëm e papërgjegjshme por e rrezikshme për rendin demokratik, sepse normalizon shkeljen dhe e vendos vendin në një trajektore ku normat kushtetuese zëvendësohen nga arbitrariteti politik”, thuhet në reagim.

Në fund, GLPS u ka bërë thirrje deputetëve që të ndalin veprimet që, sipas tyre, janë të paligjshme dhe ka kërkuar përgjegjësi publike dhe institucionale për shkeljet e mundshme.

“GLPS i bën thirrje deputetëve që të ndalin menjëherë këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme… Personat që shkelin Kushtetutën duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë publike dhe institucionale për veprimet e tyre”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona

Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Tags: #gjykata kushtetuese #Glps #Grupi për studime juridike dhe politike #Kuvendi i kosovës #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona
  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku
  • Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, çfarë kërkojnë tubuesit
  • Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit
  • Foto-Video/ Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
  • Tubimi për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh
  • Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD
  • Minatorët e AlbChrome në Bulqizë bojkotojnë punën, kundërshtojnë heqjen e pagës së 13-të
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 28 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona

Një kilogramë kokainë është zbuluar në kryeqytet, i fshehur në një makinë, e cila do të shpërndahej. Finalizohet…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Futbolli kosovar dhe shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, çfarë kërkojnë tubuesit

Pas katër orësh, u mbyll në Tiranë protesta e shtatë kundër investimit në Zvërnec. Tubimi u zhvillua në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by