Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kur puna ta merr jetën: Pse në Kosovë statistikat po kthehen në tragjedi?
Aktualitet

Kur puna ta merr jetën: Pse në Kosovë statistikat po kthehen në tragjedi?

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëntë jetë të humbura nuk janë thjesht shifër. Janë alarm për përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim institucional

Muharrem Kurtaj
Avokat

Siguria dhe shëndeti në punë nuk janë privilegj, as çështje vullneti të mirë të punëdhënësit. Ato janë të drejta themelore të njeriut, të garantuara me ligj dhe me standarde ndërkombëtare. Ky 28 prill, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, na gjen përballë një detyrimi të rëndë institucional dhe shoqëror: të garantojmë që vendi i punës të jetë burim dinjiteti, jo rreziku.

Në Republikën e Kosovës, kjo ditë shënohet me dhimbje dhe me pyetje që nuk mund të shmangen. Është dhimbja për ata që dolën nga shtëpia për të siguruar jetesën, por nuk u kthyen më kurrë pranë familjeve të tyre. Këto humbje, në shumë raste, janë pasojë e hidhur e neglizhencës, e moszbatimit të ligjit dhe e dështimit të mekanizmave mbikëqyrës për ta mbrojtur jetën e punëtorit.

Prandaj, përgjegjësia jonë nuk është vetëm morale. Është edhe ligjore e institucionale. Nuk mjafton të shprehet keqardhje pas çdo tragjedie. Duhet të përcaktohet se kush ka dështuar, ku ka dështuar dhe pse nuk është parandaluar humbja e jetës.

Më shumë se deklarata: jeta kërkon mbrojtje

Siguria në punë kërkon më shumë sesa fjalë simbolike. Ajo kërkon zbatim të rreptë të ligjit, pa kompromis; inspektime të rregullta e të pavarura në çdo kantier, fabrikë dhe vend pune; sanksione të qarta për shkelësit dhe investime reale në mbrojtjen e punëtorit.

Çdo dështim në këto pika është cenim i drejtpërdrejtë i së drejtës për jetë. Fatkeqësisht, vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, janë regjistruar nëntë vdekje në vendin e punës. Janë nëntë familje që sot përballen me një boshllëk të parikuperueshëm dhe me një dhimbje që nuk shuhet.

Në raste të tilla, pyetja nuk duhet të mbetet vetëm: “Si ndodhi aksidenti?”. Pyetja kryesore duhet të jetë: “A mund të parandalohej?”.

Hendeku mes ligjit dhe realitetit

Kuadri ligjor në fuqi, në parim, përmban dispozita që synojnë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së punëmarrësve. Megjithatë, në praktikë, vazhdojnë të evidentohen mangësi të theksuara në zbatim, të cilat shpesh çojnë në lëndime të rënda dhe, në rastet më tragjike, në humbje jete.

Legjislacioni e përcakton qartë: punëdhënësi është përgjegjësi kryesor për sigurimin e kushteve të sigurta të punës, për vlerësimin e rreziqeve, për pajisjet mbrojtëse, për trajnimin e punëtorëve dhe për parandalimin e aksidenteve.

Por, kur këto detyrime nuk zbatohen, përgjegjësia nuk mund të tretet në heshtje. Ajo kërkon mbikëqyrje efektive nga Inspektorati Qendror i Punës, hetim të plotë të çdo rasti fatal dhe masa konkrete ndaj çdo subjekti që ka shpërfillur ligjin.

Një sfidë e vazhdueshme mbetet edhe mungesa e trajnimeve të rregullta ligjore dhe praktike, si për punëdhënësit, ashtu edhe për punëtorët. Pa njohje të detyrimeve, pa kulturë parandaluese dhe pa kontroll të mirëfilltë, ligji mbetet vetëm tekst në letër.

Një vend pune i sigurt është themeli i një shoqërie të drejtë. Është e papranueshme dhe tronditëse që në Kosovën e sotme të ekzistojë ende frika se “puna rrezikon jetën”. Ky realitet i zymtë duhet të marrë fund, jo me premtime e retorikë, por me veprime konkrete, përgjegjësi të matshme dhe llogaridhënie reale.

Le të ndërtojmë një Kosovë ku puna nuk vret, por garanton mirëqenie; ku dinjiteti i punëtorit nuk përmendet vetëm në ditë ndërkombëtare, por mbrohet dhe respektohet çdo ditë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë #Familje #Inspektime #Inspektorati qendror i punës #kosove #Muharrem kurtaj #Shëndeti në punë #Siguria në punë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kapet në Angli pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i përfshirë në trafik kanabisi drejt Kosovës në vitin 2015
  • Anketa/ SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën. SHBA partneri më i besuar
  • Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive
  • Besimtarët myslimanë të Dibrës kremtojnë Kurban Bajramin, solidaritet dhe mesazhe paqeje e bashkimi
  • Kurban Bajrami në Vlorë, qindra qytetarë mblidhen në pallatin e sportit “Flamurtari” për të falur namazin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by