Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zelensky për vjedhjen e grurit ukrainas që u dërgua nga Rusia në Izrael: po hartohen sanksione
Aktualitet

Zelensky për vjedhjen e grurit ukrainas që u dërgua nga Rusia në Izrael: po hartohen sanksione

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka qortuar Izraelin për pranimin e anijeve që transportojnë drithëra ukrainase të vjedhura nga Rusia, dhe ka premtuar të vendosë sanksione ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë.

“Në çdo vend normal, blerja e mallrave të vjedhura është një akt që sjell përgjegjësi ligjore. Kjo vlen, veçanërisht, për drithërat e vjedhura nga Rusia. Një anije tjetër që transporton drithëra të tillë ka mbërritur në një port në Izrael dhe po përgatitet të shkarkojë. Ky nuk është – dhe nuk mund të jetë – një biznes i ligjshëm. Autoritetet izraelite nuk mund të mos jenë në dijeni se cilat anije po mbërrijnë në portet e vendit dhe çfarë ngarkese po transportojnë”, shtoi ai.

Zelensky tha se Rusia po sekuestron vazhdimisht drithëra nga territori i pushtuar i Ukrainës dhe po e eksporton atë, transmeton Telegrafi.

“Skema të tilla shkelin ligjet e vetë shtetit të Izraelit. Ukraina ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm përmes kanaleve diplomatike për të parandaluar incidente të tilla. Megjithatë, ne shohim se një anije tjetër e tillë nuk është ndaluar. Unë kam udhëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës të informojë të gjithë partnerët e shtetit tonë për situatën”, theksoi presidenti ukrainas.

Zelensky gjithashtu bëri të ditur se, bazuar në të dhënat e inteligjencës ukrainase, Kievi po përgatit një paketë sanksionesh që synon jo vetëm ata që transportojnë drejtpërdrejt grurin, por edhe “individët dhe subjektet ligjore që përpiqen të përfitojnë nga kjo skemë kriminale”.

Ai tha se Ukraina po koordinohet gjithashtu me partnerët e saj evropianë për të siguruar që këta individë të përfshihen në regjimet evropiane të sanksioneve.

“Ukraina mbështetet në partneritet dhe respekt të ndërsjellë me çdo shtet. Ne po punojmë vërtet për të rritur sigurinë, veçanërisht në rajonin e Lindjes së Mesme. Ne presim që autoritetet izraelite do ta respektojnë Ukrainën dhe do të përmbahen nga veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Izrael #Izraeli #Kriza në ukrainë #Presidenti #Rusia #Ukraina #Vlen #Volodymyr zelensky

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin