Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BE-ja 'e gatshme' të sanksionojë Izraelin për anijen ruse që transportonte grurë të vjedhur ukrainas
Aktualitet

BE-ja 'e gatshme' të sanksionojë Izraelin për anijen ruse që transportonte grurë të vjedhur ukrainas

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Izraelin se është gati të vendosë sanksione ndaj atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë tregtinë e grurit ukrainas të vjedhur nga Rusia në territoret e pushtuara, pasi një anije e re e ngarkuar me drithëra mbërriti në portin e Haifës.

“BE-ja ka marrë parasysh raportet se një anije ruse e flotës në hije që transportonte grurë të vjedhur ukrainas është lejuar të shkarkohet në portin e Haifës në Izrael, pavarësisht kontakteve të mëparshme të Ukrainës me autoritetet izraelite për këtë temë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Euronews.

“Ne dënojmë të gjitha veprimet që ndihmojnë në financimin e përpjekjeve të paligjshme të luftës të Rusisë dhe anashkalojnë sanksionet e BE-së, dhe mbetemi të gatshëm të shënjestrojmë veprime të tilla duke listuar individë dhe entitete në vendet e treta nëse është e nevojshme”, shtoi zëdhënësi.

“Ne i jemi drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme Izraelite për këtë çështje”, u tha ndër tjera, transmeton Telegrafi.

Mbërritja e anijes me flamur të Panamasë në Haifa ka përshkallëzuar tensionet midis Ukrainës dhe Izraelit. Anija, e quajtur Panormitis dhe që dyshohet se transportonte mbi 6,200 ton grurë dhe 19,000 ton elb, ende nuk është shkarkuar. Megjithatë, një dërgesë me drithëra të vjedhura ukrainase u lejua të vazhdonte më herët këtë muaj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Izraelit të refuzojë anijen ruse dhe tha se qeveria e tij do të fillojë përgatitjen e “sanksioneve përkatëse”, në koordinim me evropianët, kundër atyre që “përpiqen të përfitojnë nga kjo skemë kriminale”.

Zelensky për vjedhjen e grurit ukrainas që u dërgua nga Rusia në Izrael: po hartohen sanksione

Kiev më parë i kërkoi Brukselit të përdorë “të gjitha instrumentet e mundshme” për të paralizuar shitjet globale të drithërave të plaçkitura nga Moska, duke përfshirë përdorimin e Frontex, agjencisë së kontrollit kufitar të bllokut.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar tha se Panormitis do të “shqyrtohej” dhe autoritetet kombëtare do të “vepronin në përputhje me ligjin”.

Sanksionet në nivel BE kërkojnë unanimitet midis 27 shteteve anëtare, dhe disa individë rusë tashmë janë futur në listën e zezë për sekuestrimin e drithërave ukrainase. Në vitin 2024, blloku ra dakord për tarifat mbi produktet e drithërave nga Rusia dhe Bjellorusia për të goditur tregtinë e mallrave të vjedhura.

Unanimiteti, megjithatë, ka qenë i vështirë për t’u siguruar në rastet që përfshijnë Izraelin, ku mbeten përçarje të mprehta midis shteteve anëtare.

Lajmi vjen në një kohë të tensionuar në marrëdhëniet BE-Izrael për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Ofensiva izraelite në Liban, aktualisht e ndaluar për shkak të një armëpushimi të brishtë, ka ringjallur debatin për pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

Spanja, Irlanda dhe Sllovenia janë ndër ato që bëjnë thirrje për masa ndëshkuese në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse në qytetet libaneze. Megjithatë, Gjermania dhe Italia mbeten në gardh – dhe mbështetja e tyre do të ishte thelbësore për shumicën e kualifikuar të nevojshme për të pezulluar paktin.

Lëvizja e fundit e Izraelit për të futur një ligj që zbaton dënimin me vdekje ndaj palestinezëve ka ngritur gjithashtu pyetje nëse vendi po i përmbahet Nenit 2 të marrëveshjes, i cili përcakton detyrime të detyrueshme për të respektuar të drejtat e njeriut.

Vitin e kaluar, një shqyrtim i brendshëm nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) zbuloi se Izraeli kishte shkelur Nenin 2 përmes shkeljeve sistematike të ligjit ndërkombëtar në Gaza. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Bashkimi evropian #Gaza #Gjermania #Italia #Izrael #Izraeli #Kriza në ukrainë #Rusia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Italia dhe Mali i Zi ndërhynë në akcizën e naftës që të ndihmonin qytetarët”/ Gent Progni: Kur qeveria do, gjen mekanizma, por është çështje prioritetesh
  • BE kërkon kufizime nga Meta/ Pas marrëveshjes në SHBA, Brukseli kërkon mbrojtje të njëjtë për fëmijët
  • Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit shqiptarë të tekstileve
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë
  • Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë! Kroacia, më e shtrenjta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by