Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti pyetet për Osmanin: LDK me 15 deputetë ka “gjysmë kandidati” për president
Aktualitet

Kurti pyetet për Osmanin: LDK me 15 deputetë ka “gjysmë kandidati” për president

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar asnjë propozim zyrtar nga LDK-ja për një kandidat për president, duke komentuar pretendimet për emrin e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, si propozim i kësaj partie.

Në një konferencë për media, Kurti tha se ka zhvilluar disa takime me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por sipas tij, në asnjërin prej tyre nuk është paraqitur ndonjë propozim konkret.

“Abdixhikun e kam takuar disa herë, nuk ka pasur asnjë propozim. Sa i përket paraqitjes së djeshme në orët e vona, ata nuk patën ndonjë propozim para seancës”, deklaroi Kurti.

Ai tha se vetëm pas ndërprerjes së seancës, rreth orës 23:00, është paraqitur një dokument me 15 nënshkrime deputetësh, por pa emrin e një kandidati të caktuar.

Sipas Kurtit, dokumenti nuk specifikonte se nënshkrimet mbështesnin ndonjë emër për president dhe, si i tillë, nuk mund të konsiderohet propozim formal.

“Aty nuk ishte emri i askujt, përveç nënshkrimit të 15 deputetëve. Nuk thuhej se ata emra janë për një kandidat të caktuar. Emrat duhet të vijnë tek unë”, tha ai.

Kryeministri shtoi se letra, sipas tij, mbante datën 25 prill dhe jo datën e ditës së dorëzimit, duke vënë në pikëpyetje vlefshmërinë procedurale të saj.

Kurti deklaroi se, nëse do të kishte një propozim të qartë nga LDK-ja, ai do të ishte i gatshëm të takonte kandidaten e propozuar dhe të shqyrtonte ndryshime në garë, duke përmendur kandidaten aktuale, Hatixhe Hoxha.

“Po ta kishim më qartë emrin e LDK-së për kënd bëhet fjalë, unë do ta takoja kandidaten për presidente, Hatixhe Hoxha, dhe do të ndërrohej me kandidaten tjetër”, u shpreh ai.

Duke ironizuar situatën, Kurti tha se 15 nënshkrime mund të përbëjnë “gjysmë kandidati”, por jo një kandidaturë të plotë për të proceduar në Kuvend.

“Me gjysmë kandidati për president, s’mund të shkojmë në Kuvend. Le ta sjellin atë kandidatin dhe shkojmë në garë”, tha Kurti./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Hatixhe hoxha #kuvend #Kuvendi i kosovës #Ldk #Lumir abdixhiku #Vjosa osmani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik
  • “Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun
  • “Plas” në PS/ Kryebashkiaku socialist kundër hartës territoriale, thirrje deputetëve të mazhorancës: Mos e votoni projektligjin!
  • Arbjan Mazniku shpjegon draftin e PS për “Territorialen”: Synojmë forcimin e bashkive, të kthehen në institucione në zhvillim
  • “Rama po na shkel me këmbë! Na e preu ‘biletën e vdekjes’”/ Klosi kundër bashkimit me Matin, qytetarët: Nëse nuk ndryshojnë mendjen, protestojmë me “flamingot” në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by