Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar
Aktualitet

‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Polarizimi i arenës politikë në Shqipëri nga Sali Berisha dhe Edi Rama ishte çështja që shkaktoi përplasje të ashpër verbale mes Alesia Balliut dhe Fatmir Merkoçit në emisionin “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv.

Merkoçi akuzoi Balliun, e cila kërkon të garojë për kryetare të Partisë Demokraike, se antagonizmi ndaj Berishës është i vonuar dhe jo i sinqertë, pasi demokratja nuk ka kundërshtuar më herët gabimet politike të lidershipit brenda partisë dhe jo vetëm.

Alesia Balliu:Unë kam thënë shumë gjëra. Fakti që nuk i keni dëgjuar do të thotë se keni mbushur veshët ose i keni mbyllur sepse kështu ju intereson.

Fatmir Merkoçi:Meqë ju ke thënë kaq shumë gjëra demokratëve, na thuaj një gjë. Unë dua të di çfarë kërkon ti.

Alesia Balliu: Unë kërkoj riformatim të Partisë Demokratike, ndalimin e garimit të Sali Berishës si kryetar, padiskutim konform statutit që ne vetë e kemi miratuar.

Debati mes Balliut dhe Merkoçit degradoi në fyerje dhe sulme personale.

Alesia Balliu:Jeni iluzionar

Fatmir Merkoçi: Ti nuk di se çfarë flet.

Alesia Balliu:Ti po të kishte zgjidhje do e kishe dhënë. Nuk do ishe akoma 20 vite nëpër studio televizive. Do kishe bërë zgjidhje konkrete. Nuk do bëje gam gam këtu. 35 vite gam gam.

Për Merkoçin, Balliu nuk ka kohën e nevojshme për të denoncuar në gjykatë shkeljet statutore brenda Partisë Demokratike.

Fatmir Merkoçi: Para zgjedhjeve nuk ke kohë.

Alesia Balliu:Nuk ma tregoni ju a s’kam kohë. Nuk keni kompetencë ka vendimmarrje ligjore këtu, nuk je askushi. Ti ke 30 vite kontribut politik dhe nuk ke bërë asgjë.

Fatmir Merkoçi:Dhe ke bërë ti. Ti nuk bëre asgjë moj.

Fatmir Merkoçi:Ti nuk di çfarë është politika. Ma thuaj çfarë është politika, mësoni politikën.

Alesia Balliu:Politikën mësojeni ju që jeni dështak 30-vjeçar. Nuk keni bërë asgjë për kombin.

Balliu, e cila synon të garojë për postin e kreut të Partisë Demokratike zotohet se do t’i shkojë deri në fund misionit për demokratizimin e PD-së.

“Kam çuar një shkresë te selia e PD, ku kam qartësuar 3 kërkesa të qarta që janë mbarimi i mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, ndalimin e Sali Berishës për kryetar në zgjedhjet e 23 majit dhe komandimin sipas statutit për sekretar të përgjithshëm, për kryetar deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Çdo vendimmarrje që është marrë për mua, apo për zotin Salianji, si përjashtimi apo vetëpërjashtimi, nuk kanë asnjë vlerë juridike pasi Sali Berisha është ish-kryetar i Partisë Demokratike sipas statutit që në shtator të 2025 dhe çdo vendimmarrje që është marrë pas kësaj date nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Nëse gjykata nuk është e urdhëruar nga Rama, padiskutim që do ta ndalojë garimin e Sali Berishës për kryetar të PD sepse kështu e thotë ligji dhe procedura”,- tha Balliu ndër të tjera.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alesia Balliu #Edi Rama #Fatmir Merkoçi #Gjykata #Live #PD #Politika #sali berisha #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzohet se dërgoi dronë në Phenian për të justifikuar gjendjen e jashtëzakonshme, ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vite burg
  • Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori
  • Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
  • Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Botë Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal 1 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Botë Erdogani sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë në histori 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by