Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kurti: LDK të vijë me 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe të hyjë në garë
Aktualitet

Kurti: LDK të vijë me 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe të hyjë në garë

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se ka biseduar me kandidaten Hatixhe Hoxha, e cila, sipas tij, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga gara për president nëse arrihet marrëveshje politike me Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurti tha se Hoxha është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse Lidhja Demokratike e Kosovës sjell 15 nënshkrime me emrin e kandidatit të saj për president, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të plotësonte edhe 15 nënshkrime nga mazhoranca.

“Kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse Lidhja Demokratike e Kosovës sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj, kushdo që është. LVV i plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera dhe sonte ta zgjedhim presidentin”, tha Kurti.

Ai shtoi se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të dorëzojë nënshkrimet së bashku me emrin e kandidatit dhe se dokumenti duhet të ketë datën e sotme.

“Pres që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrime me emrin e kandidatit për president. Në këtë mënyrë i futemi garës sonte që të mos shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Kurti tha gjithashtu se nënshkrimet mund të jenë edhe më pak se 15, por duhet të ketë një propozim të qartë për vazhdimin e procesit në Kuvend.

LDK tha më herët se nënshkrimet e prezantuara një ditë më parë nuk kishin emër, pasi për këtë paraprakisht duhet dakordim me LVV-në.

Por, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po kërkon kundërkandidate për Feride Rushitin.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Hatixhe hoxha #kuvend #Ldk #Lëvizja vetëvendosje #Lumir abdixhiku #Lvv #Vetëvendosje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
  • Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve
  • Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
  • Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje
  • Indeksimi i pensioneve, Malaj: Mund të ndodh në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Botë Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by