Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
Aktualitet

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

• 7 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Read more:Limaj: Nëse s’bashkohemi me PDK-në, Nisma nuk merr pjesë në zgjedhje

Në qendër të kësaj pakete, sipas PD-së, është kërkesa për shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, të cilat opozita i konsideron problematike për konkurrencën, pronën dhe interesin publik.

Read more:Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët e integrimit: Procesi ka kosto, brenda 2027-ës duhen vendosur standardet evropiane

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Read more:Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me ligjin që simbolizon më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike. Prej vitesh kemi kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, sepse Edi Rama e ka përdorur atë për të shtrembëruar konkurrencën, për të cenuar të drejtën e pronës, për të penguar garën e ndershme dhe për të krijuar favore të padrejta për një grup të kufizuar përfituesish, pjesë e klientelës së tij politike dhe ekonomike. Pikërisht për këtë arsye, ligji për investimet strategjike është kthyer në simbol të modelit ekonomik të Edi Ramës, një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private. Sot vërej me kënaqësi se shfuqizimi i këtij ligji nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës. Ai është kthyer edhe në një nga kërkesat kryesore të qytetarëve që po protestojnë. Kjo nuk është rastësi. Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin. Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Por nuk ndalemi këtu. Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura dy vite më parë. Partia Demokratike votoi kundër, sepse e dinim se qëllimi nuk ishte mbrojtja e natyrës, por hapja e rrugës për betonizimin e saj. Për këtë arsye, kemi kërkuar edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Po ashtu, do të kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto janë sot kërkesa të qytetarëve. Dhe të gjitha këto do të marrin formë konkrete në Parlament. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara interesin publik. Ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara. Të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma dhe, mbi të gjitha, të gjejë guximin të firmosë kërkesën e vetme që nuk mund ta depozitojmë ne në Parlament: Dorëheqjen e tij.

Read more:LIVE TV- Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin!

Lexo edhe
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal

Aktualitet

Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës

Tags: #Bashkimi Europian #Edi Rama #gazment bardhi #kuvend #Mbrojtja #Nisma #opozita #Partia Demokratike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal
  • Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës
  • Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve
  • Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takoj në burg, më dhimbset
  • I dyshuar për përfshirje në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme e lë në burg
Nga të njëjtat tag-e
  • “Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’kanë flamengot e bulevardit?”, Rama: Shqipëria drejt turizmit të kampionëve, jo izolimit të natyrës
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 31 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 11 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pengimi dhe intimidimi i gazetarëve për ushtrimin e detyrës gjatë protestës kundër projektit të Zvërnecit, AGSH: S’janë palë, cenohet e drejta e informimit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’kanë flamengot e bulevardit?”, Rama: Shqipëria drejt turizmit të kampionëve, jo izolimit të natyrës 4 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, pas ekstradimit nga Dubai në Tiranë lihet në burg edhe njëri prej personave të përfshirë në grupin kriminal

Gjykata e Posaçme la nën arrest në burg edhe Devid Patrut (alias Devid Boraj), (alias Elidon Skëndaj). Siç…

• 3 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht mëngjesin e sotëm. Ai…

• 3 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve

Edhe në Lushnja ka nisur të protestohet, por fokusi është te sektori shëndetësor. Dhjetëra qytetarë janë bashkuar për…

• 32 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by