Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Raporti italian: Mafia shqiptare po bëhet gjithnjë e më e fuqishme në trafikun e drogës
Aktualitet

Raporti italian: Mafia shqiptare po bëhet gjithnjë e më e fuqishme në trafikun e drogës

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Hyrja e ‘Ndrangheta dhe mbi të gjitha, rritja e mafies shqiptare”.

Kjo është ajo që ka dal nga raporti i Komisionit të VI Rajonal Antimafia, i kryesuar nga Andrea Orlando, i paraqitur sot në sallë gjatë këshillit rajonal të Ligurias në Itali.

“Në vendin tonë ka një prani të organizatave kryesore kriminale, me ‘Ndranghetën’ që mban një kontroll shumë të fortë, dhe pastaj ka disa zhvillime të reja, siç është roli dhe autonomia në rritje e mafies shqiptare, e cila po bëhet një prani gjithnjë e më e rëndësishme dhe e vazhdueshme”, tha Orlando siç raporton Ansa.

“Aktiviteti i kryer, është ajo që dimë nga procedurat gjyqësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e porteve për trafikimin e drogës, dhe ana tjetër e medaljes është përdorimi i disa prej këtyre burimeve për të infiltruar para në ekonominë e ligjshme.

Ne kemi ndërtuar një pamje përmes një sistemi seancash shumë të thelluara, të cilat besoj se sot na kanë siguruar këtë raport, i cili që tani e tutje do të shërbejë si pikë referimi për monitorimin e evolucionit të këtij fenomeni”, tha Andrea Orlando.

Sipas raportit, ndër sekuestrimet më të rëndësishme në periudhën 2022-2024: 445 kg kokainë në Xhenova (7 shkurt 2022), 412 kg në La Spezia (janar 2022), 968 kg në Vado Ligure (17 janar 2023) dhe 116 kg në Vado Ligure (mars 2024).

Sipas raportit, Liguria përbën 18.2% të totalit të sekuestrimeve në të gjithë vendin, shifra më e lartë në Italinë Veriore. Edhe në lidhje me logjistikën e trafikimit të drogës, u theksua se krimi i organizuar që vepron në Liguria nuk është ekskluzivisht italian.

Krahas rolit ende qendror të ‘Ndranghetës, raporti thekson “një bashkëpunim tani të barabartë me krimin e organizuar shqiptar, i cili ka braktisur progresivisht rolet e thjeshta të punës për t’u specializuar në shërbimet logjistike, duke trajtuar rikuperimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e narkotikëve dhe i cili, në të njëjtën kohë, ka demonstruar autonomi operacionale në rritje”./Euronews/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #itali #Italia #Krimi i organizuar #Mafia shqiptare #shqiptar #Trafiku i drogës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedi në Alpe, gjenden të pajetë tre alpinistë në malin 4 mijë metra të lartë pas aksidentit fatal
  • Çfarë ndodh në Itali? Mësuesi i mori cigaret, nxënësi e kërcënon duke i drejtuar armën: M’i jep ose do të të qëlloj
  • Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Botë Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by