Home Aktualitet Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

0
Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

Nga sot, hyn zyrtarisht në një proces të ri politik, pasi vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ky zhvillim vjen si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë, duke aktivizuar automatikisht mekanizmat kushtetues për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas dispozitave kushtetuese, në momentin kur përfundon afati i fundit për zgjedhjen e presidentit — i përcaktuar edhe nga , Kuvendi shpërndahet dhe vendi obligohet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Analisti politik në një prononcim për Telegrafin e cilësoi këtë proces si automatik dhe të pashmangshëm.

Read more (Kosova):Kryeziu-Hyseni: Nëse nuk zgjidhet presidenti, na presin telashe të mëdha

Sipas tij, bëhet fjalë për një situatë “eks konstitucionis”, ku vetë e imponon daljen në zgjedhje pa nevojë për vendime shtesë politike.

“Po, është automatik, domethënë eks konstitucionis, sipas teorisë së mundësisë, gjegjësisht faktit që duhet shkuar në zgjedhje. Shpërndahet parlamenti menjëherë pas kalimit të momentit të fundit të afatit të dhënë nga Kushtetuese dhe tashmë ushtruesja e detyrës së Presidentit, meqë nuk kemi president, duhet ta caktojë datën përkatëse. Afati është minimumi 30 ditë dhe maksimumi 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve”, theksoi Baraliu.

Ai shton se nuk kërkohet asnjë procedurë shtesë dhe se procesi është i qartë dhe rrjedh automatikisht nga rendi kushtetues.

Read more (gjykata kushtetuese):Reagon Gjykata Kushtetuese: Kushtetutshmëria e marrëveshjes kolektive për kulturë është në shqyrtim

Sa i përket datës së mundshme të zgjedhjeve, Baraliu vlerëson se fillimi i muajit qershor paraqet opsionin më të favorshëm.

“Data më optimale për përgatitje të zgjedhjeve nga dhe nga qytetarët e nga partitë politike edhe për të pas pak më shumë hapësirë, mbase edhe për fushatë është pikërisht qershori, fillimi i muajit qershor, më 7 qershor ose në maj”, ka thënë Baraliu. /Telegrafi/