Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat
Aktualitet

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga sot, Kosova hyn zyrtarisht në një proces të ri politik, pasi vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ky zhvillim vjen si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë, duke aktivizuar automatikisht mekanizmat kushtetues për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas dispozitave kushtetuese, në momentin kur përfundon afati i fundit për zgjedhjen e presidentit — i përcaktuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpërndahet dhe vendi obligohet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Analisti politik Mazllum Baraliu në një prononcim për Telegrafin e cilësoi këtë proces si automatik dhe të pashmangshëm.

Read more (Kosova):Kryeziu-Hyseni: Nëse nuk zgjidhet presidenti, na presin telashe të mëdha

Sipas tij, bëhet fjalë për një situatë “eks konstitucionis”, ku vetë Kushtetuta e imponon daljen në zgjedhje pa nevojë për vendime shtesë politike.

“Po, është automatik, domethënë eks konstitucionis, sipas teorisë së mundësisë, gjegjësisht faktit që duhet shkuar në zgjedhje. Shpërndahet parlamenti menjëherë pas kalimit të momentit të fundit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese dhe tashmë ushtruesja e detyrës së Presidentit, meqë nuk kemi president, duhet ta caktojë datën përkatëse. Afati është minimumi 30 ditë dhe maksimumi 45 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve”, theksoi Baraliu.

Ai shton se nuk kërkohet asnjë procedurë shtesë dhe se procesi është i qartë dhe rrjedh automatikisht nga rendi kushtetues.

Read more (gjykata kushtetuese):Reagon Gjykata Kushtetuese: Kushtetutshmëria e marrëveshjes kolektive për kulturë është në shqyrtim

Sa i përket datës së mundshme të zgjedhjeve, Baraliu vlerëson se fillimi i muajit qershor paraqet opsionin më të favorshëm.

“Data më optimale për përgatitje të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga qytetarët e nga partitë politike edhe për të pas pak më shumë hapësirë, mbase edhe për fushatë është pikërisht qershori, fillimi i muajit qershor, më 7 qershor ose në maj”, ka thënë Baraliu. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gjykata #gjykata kushtetuese #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Kosova #Kushtetuta #Kuvendi i kosovës #Mazllum baraliu #Presidenca e kosovës #Zgjedhjet #Zgjedhjet e parakohshme #Zgjedhjet parlamentare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës
  • Çmimi i karburantit vijon të rritet/ Berisha: Nafta u shitet fermerëve me 230 lekë/litri, jahtet e miliarderëve e marrin 50 lekë
  • U lirua nga qelia, Ilir Beqaj: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit
  • “Jam Kastrioti, vij nga Drenica e shqiptarëve”, i riu nga Kosova: Kjo qeveri po lejon që në Shkodër të hapet konsullatë serbe!
  • “Protesta ka prishur ekuilibrat, identitet i ri politik që ka potencial elektoral”, Alibeaj: Si ia prishi planet revolta popullore Ramës me “Territorialen”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 21 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 8 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by