Tufa të mëdha meduzash janë regjistruar në Gjirin e Triestes, duke mbuluar si sipërfaqen ashtu edhe shtresat më të thella të detit, një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e peshkatarëve dhe shkencëtarëve për ndikimin e tij në ekosistem dhe industrinë e peshkimit.
Sipas Institutit Italian të Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale (OGS), fenomeni nuk është i ri apo i paprecedentë, por pamjet e fundit të kapura nga dronët kanë shkaktuar interes të madh në media dhe rrjetet sociale për shkak të përmasave të dukshme të grumbullimeve të meduzave.
Read more (Dronët):Sulm i ri me dronë ukrainas shkakton zjarr të madh në rafinerinë ruse të naftës Tuapse
🔵#Trieste Spettacolare fenomeno nel mare del golfo. Da alcuni giorni è ricoperto da un tappeto di meduse. Si tratta di meduse della specie Rhizostoma pulmo, conosciute anche come “polmoni di mare”, che regalano un suggestivo effetto cromatico. pic.twitter.com/srQdNO2tXq
Read more (Rrjetet sociale):"E patë ndeshjen nga tribunat, nuk ju pëlqeu?", Enrique shkakton të qeshura me Kompanyn
Shfaqje të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në këtë zonë. Në prill të vitit 2021, një shpërthim i madh i meduzave tërhoqi dhjetëra qytetarë në bregdet për të fotografuar fenomenin, ndërsa një tjetër rast u raportua në vitin 2023.
Studiuesja e OGS, Valentina Tirelli, thekson se shqetësimi kryesor nuk është vetëm madhësia e fenomenit, por rritja e frekuencës së tij. Sipas saj, në të kaluarën këto ngjarje ndodhnin çdo 10 deri në 15 vite, ndërsa tani ato po përsëriten më shpesh, çdo 5 apo edhe 3 vite.
Ajo shton se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave të ujit janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në intensifikimin e këtij fenomeni, duke favorizuar shumimin e meduzave në këto zona.
Ndërkohë, ndikimi më i menjëhershëm po ndjehet në industrinë e peshkimit, ku rreth 80 anije në zonë janë detyruar të qëndrojnë të ankoruara për një javë, për shkak të pranisë masive të meduzave në det.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se fenomeni pritet të jetë i përkohshëm dhe meduzat do të largohen gradualisht, ndërsa monitorimi i situatës vijon.





