Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Balliu i shkon Metës në qeli: Po i vështirësojnë qëndrimin! E vetmja gjë që kërkon është që seancat të jenë publike
Aktualitet

Balliu i shkon Metës në qeli: Po i vështirësojnë qëndrimin! E vetmja gjë që kërkon është që seancat të jenë publike

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u takua në paraburgim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai tha se ishte informuar nga Meta se prej 18 mujash nuk po lejohet të takojë as prindërit e sëmurë, ndërsa qelia ku qëndron është e vetmja që nuk ka sinjalizues për të kërkuar ndihmë.

Balliu përsëriti thirrjen që seancat ndaj tij të bëhen publike.

Read more (paraburgim):Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

“Sot isha në burgun ‘313’ ku bëra një inspektim dhe takova Metën. Unë kisha dëshirë që ta sqaroja për disa gjëra, por në fund më sqaroi ai mua. E vetmja qeli ku nuk punon sinjali për të thirrur policinë është ai i Ilir Metës. Ajo që kërkon Meta më minimalja është që të ketë takime me deputetët e tij. Mund të them edhe diçka personale është se ai prej 18 muajsh që nuk takon prindërit e sëmurë, sepse këtu çdo gjë bëhet me një listë të kufizuar. E vetmja gjë që ai kërkon është që seancat të jenë publike që qytetarët të dëgjojnë se ku Ilir Meta ka vjedhur një cent shtetit shqiptar.

Rasti i Metës është unikal. Sot ky njeri mbetet aty, në shkelje të ligjit. Meta bën gati 2 vite që ndodhet në paraburgim pa asnjë akuzë. Meta i ka ndjekur të gjitha reagimet, ai ndodhet në top formë. Meta është super i qartë për çdo gjë. Një njeri që ka bërë krimet i fshihet kamerave”, tha Balliu.

Read more (Ilir Meta):Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë. Pranohet kërkesa e ish-ministrit

Pas kësaj deklarate Meta përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për inspektimin e bërë te ‘313’.

“Mirënjohje Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, deputetit të Partisë Demokratike, Z. Klevis Balliu për këmbënguljen e tij të vazhdueshme për të inspektuar nga afër kushtet e trajtimit në IEVP “Jordan Misja”.

E falenderoj për inspektimin që ju ka bërë të gjithë ambienteve të këtij institucioni, për interesimin që ka shprehur për t’u njohur me trajtimin dhe kushtet e të paraburgosurve të tjerë, si edhe për adresimin e drejtë të problematikave të konstatuara, jo vetem te Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por edhe në institucionet e tjera, sepse besoj se kushtet e trajtimit të të paraburgosurve janë të njëjta në të gjithë vendin.

Read more (Prindërit):Janevska për dhunën mes bashkëmoshatarëve: Nëse nuk ka ndihmë nga prindërit, nuk mund të ketë sukses

Në veçanti përshëndes iniciativën e Z. Balliu për të mbështetur krijimin e një biblioteke dinjitoze në IEVP “Jordan Misja”, ku edhe unë do të jem kontributori i parë.

Gjithashtu e falenderova në veçanti Z. Balliu për solidaritetin, mbështetjen dhe thirrjen publike për domosdoshmërinë e një procesi të drejtë të bërë nga lideri i Partisë Demokratike dhe opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha”, shkruan Meta.

Read more (Rrjetet sociale):“Ndodhemi në gjendje kolapsi”/ Trump refuzoi propozimin fillestar, Irani gati të paraqesë planin e ri të paqes me SHBA-në

Sa i takon çështjes ndaj tij, Meta kërkoi që opozita të fokusohet te transparenca publike, duke theksuar se qytetarët meritojnë llogaridhënie, për shkak të funksioneve të larta shtetërore që ai ka mbajtur ndër vite.

“Lidhur me procesin ndaj meje kërkova që opozita të angazhohet vetëm për transparencën publike për shkak të profilit të lartë publik dhe gjithmonë në respekt të qytetarëve shqiptarë që meritojnë transparencë dhe llogaridhënie për shkak të tre funksioneve më të larta shtetërore që kam mbajtur, President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, si dhe angazhimin për t’u garantuar të gjithë gazetarëve të interesuar dhe që kanë marrë leje nga SPAK për të më intervistuar”, thuhet në postim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arrestimi i ilir metes #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #klevis balliu #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #opozita #paraburgim #Prindërit #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të dielën zhvillohet ‘Korça Marathon 2026’, Rama: Mes energjisë së garës dhe bukurisë së qytetit (VIDEO)
  • “Nufi me bekimin e Ramës shiti armët e Ron Yeffet”/ PD: U shkelën ligjet e BE dhe NATO-s! I gjithë rrjeti të japë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë
  • “Minj, insekte, lagështirë dhe kushte skandaloze”/ Korreshi ndan pamjet tronditëse nga stacioni zjarrfikës në Lushnje, punonjësi denoncon: Nuk po na japin as rrogat
  • U miratua vetëm me votat e PS, Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e Magjistratëve
  • “TIMAK mori 10 mln euro nga ministria e Mbrojtjes!” – Balliu: Arjeta Puca bashkëpunoi me Ron Yeffet! Ai foli me Ballukun për…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by