Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt
Aktualitet

Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në seancën e kaluar shqyrtimi i ankesës u shty për shkak të parregullsive nga Drejtoria e Burgut të Durrësit, në njoftimin e Veliajt.

Sipas gjyqtares Saida Dollani, Burgjet kishin dërguar një fotokopje të shkresës që tregonte se Veliaj kishte marrë dijeni për zhvillimin e seancës, dhe jo dokumentin origjinal.

Read more (Gjykata):Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në 19:00! LDK kërkon si kandidate Vjosa Osmanin, Kurti: E thonë në publik, por jo zyrtarisht

Vendimi për pezullimin u mor në dy seanca nga GjKKO, për shkak se munguan disa të pandehur të tjerë. Veliaj e konsideron të padrejtë vendimin duke argumentuar se ai ka qenë i përfaqësuar rregullisht në gjyq nga avokati i tij. Sipas tij, afatet e paraburgimit nuk mund të pezullohen për të gjithë të pandehurit.

Praktika e pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit, për shkak të mungesës apo zvarritjes së procesit nga njëri prej tyre, po ngre debate të forta në sistemin e drejtësisë. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se kjo qasje cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Qëndrimi në paraburgim, njehsohet me një ditë e gjysmë burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar.

Read more (erion veliaj):Mbajtja e të pandehurve në kafazin e qelqtë/ Caca: Është poshtëruese, ligji nuk e detyron gjykatën që ta bëjë! Petraj: Meta ishte shpërfytyruar si asnjëherë më parë

Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more (Vendimi):Ylli i Man Utd i trishtuar që Casemiro po largohet nga klubi

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:25

Ndreca ‘sakrifikon’ gjyqin e tij për Veliajn, nuk shkon në seancën në GJKKO! I caktohet avokat kryesisht

1777296899_plarentndreca.jpg

Plarent Ndreca, nuk është paraqitur në gjyqin e tij në GJKKO, ku akuzohet për shkelje me tenderët për rikonstruksionin e komisariateve gjatë kohës kur shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Shkak për mosparaqitjen e tij në gjyq ishte seanca në Apel për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili mbrohet nga Ndreca. Ky i fundit në procesin e tij gjyqësor nuk dërgoi as avokatin Ermal Yzeiraj, çka ka bërë që GJKKO t’i caktojë një avokat kryesisht dhe ta shtyjë seancën e radhës për më datë 19 prill.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #apeli i gjkko #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #korrupsion #paraburgim #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin