Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mbajtja e të pandehurve në kafazin e qelqtë/ Caca: Është poshtëruese, ligji nuk e detyron gjykatën që ta bëjë! Petraj: Meta ishte shpërfytyruar si asnjëherë më parë
Aktualitet

Mbajtja e të pandehurve në kafazin e qelqtë/ Caca: Është poshtëruese, ligji nuk e detyron gjykatën që ta bëjë! Petraj: Meta ishte shpërfytyruar si asnjëherë më parë

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Transmetimi live i seancave gjyqësore dhe nxjerrja nga kafazi i qelqtë gjatë seancave gjyqësore duket se ka bërë “bashkë” në një front Ilir Metën dhe Erion Veliajn, por edhe Ilir Beqajn. Vetëm ndaj këtij të fundit, Gjykata e Posaçme duket se zbatoi si duhet ligjin duke i pranuar kërkesën për nxjerrjen nga kafazi, ndërsa për kryebashkiakun e Tiranës dhe ish-presidentin nuk ka marrë ende një vendiim.

I ftuar në “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, avokati Edmond Petraj tha se bjerrja fizike e kreut të Partisë së Lirisë tregon se edhe sistemi penitenciar në Shqipëri kërkon një reformim themelor.

“Ajo që shikoj është që të paktën nga kjo përgjigje që dha zoti Meta, që normalisht kush ka dy fije shpirt, pavarësisht profesionit dhe të tjerave, pavarësisht se kush është zoti Meta dhe çfarë ka bërë, pavarësisht se të thotë që jam mirë, atij i kishte dalë kokrra e syrit si asnjëherë më parë. Shpërfytyrimi si asnjëherë më parë. Përsa i përket asaj gjendjeje.

Sistemi penitenciar do të reformim të jashtëzakonshëm, do rregulluar njëherë e mirë forma si mbahen të paraburgosurit dhe të burgosurit, të ketë shkolla dhe ndërmarrje brenda institucioneve dhe të futet një program i ri brenda sistemit të burgjeve. Nuk mund të krijohet kjo lloj formë që edhe për të dhomën të gjitha pajisjet i marrin vetë. Frigorifer, freskuese. Janë 4 veta në një”, – tha Petraj.

Avokati Përparim Caca thotë se futja në kafaz e të pandehurve është një dukuri që ndodh prej shumë vitesh në sallat e gjyqeve, pavarësisht se togat e zeza kanë diskrecionin ta shmangin diçka të tillë.

“Fakti që kemi të bëjmë me këto personazhe ngre debat, po njerëzit e thjeshtë gjykohen në kafaz. Kur bëjnë masat e sigurimit, vijnë 10-15 dhe fusin të gjithë në atë kafaz, është poshtërues kafazi, jo vetëm në kuptim të të drejtave dhe lirive që personi ka, por edhe për procesin.

Nuk është në Kodin e Procedurës Penale. Ka të bëjë me rregullat e sigurisë në një gjykatë. Në rastin konkret është tërësisht poshtërues. Kafazi mund të ekzistojë për raste të veçanta, për kriminelë që mund të jenë shumë agresivë”, – tha Caca.

Edhe Arben Meçe thotë se poshtërimi i të pandehurve duke i futur në kabinën e qelqtë si në rastin e Metës, Veliajt dhe Beqajt, se sistemi gjyqësor në vend është kthyer në një normalitet që godet më së shumti qytetarin e thjeshtë.

“Ky është fenomen gjithëpërfshirës në Shqipëri, ne u shqetësuam shumë për Ilir Metën, ne pamë reagimin e popullit dhe të turmës, reagimet ishin kundër Metës. Jemi në një konflikt mes psikologjisë së turmës dhe asaj që kemi ngritur këtu dhe çfarë kemi ngritur këtu, standard, standard, standard”, – tha Meçe.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arben Meçe #edmond petraj #erion veliaj #Gjykata #ilir beqaj #Ilir Meta #Live #perparim caca #repolitix #Shkolla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!
  • LIVE- Revolta qytetare kërkesë të panegociuar dorëheqjen e Ramës! Nis marshimi i qytetarëve në bulevard: Ju erdhi fundi
  • “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te shkolla e Baletit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!
  • Revolta popullore në ditën e 62 kërkon dorëheqjen e Ramës! “Ilir Beqaj shpëton me 2 vite burg”, aktivistja: 10 arsyet pse protestojmë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ironizojnë lirimin nga burgu të Ilir Beqajt: Vjedh në spitale, mbrohet në pallate!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by