Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Prençi: S’është faji i Kurtit, opozita të kuptojë që ka rënë nga kali! Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President
Aktualitet

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Prençi: S’është faji i Kurtit, opozita të kuptojë që ka rënë nga kali! Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eksperti i Sigurisë, Shemsi Prençi, është shprehur se përgjegjësia kryesore që Kosova po shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme është e opozitës dhe jo e kryeministrit Albin Kurti.

Komentet Prençi i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se edhe pas zgjedhjeve të reja parlamentare Kurti nuk do t’i ketë 2/3 e votave, të nevojshme për zgjedhjen e Presidentit, por sipas tij, opozita do të bindet që nuk është më në pushtet dhe do të votojë për Presidentin e ri.

“Kurti nuk do të bashkonte 66 votat, bashkë me ato 43 votat që bënin ato 3 partitë që rrinë jashtë dhe nuk përfaqësojnë popullin në Parlament. Opozita të shkonte jo me opozitën e Kurtit, por me një kandidaturë të tyren që mendonin si përbashkuese. Fajtori nuk përcaktohet me hamendësim. Duhet të shkonin me një kandidaturë të vetën. Nëse 66 votat e Kurtit nuk do të votonin për kandidaturën e opozitës, atëherë mund të thuhej se ishte faji i Kurtit. Kosova do të shkojë në zgjedhje. Kurti nuk do t’i ketë 2/3 e votave, por do të bindet opozita që ka rënë nga kali dhe nuk mund të ngrihet e të hipi në kal. Kur bie nga kali, do të presësh çfarë dore do të jepet”, tha mes të tjerash Prençi.

Prençi lakoi emrin e Ramush Haradinajt si një kandidaturë perfektë për të qenë President i Republikës së Kosovës. Kjo pasi sipas tij, Haradinaj ka dhënë kontribut familjarisht në luftën në Kosovë, por edhe në qeverisjen e vendit, gjatë kohës që ka qenë kryeministër.

“Unë nuk habitem me PDK-në, por me LDK-në dhe Ramush Haradinajn. Haradinaj ka qenë 2 herë kryeministër. Ai ka pasur në dorë më parë që ta rriste partinë, duke bashkëpunuar me qeverinë. Ka gabuar. Tani është kujtuar ai që ka gabuar. Ramushi njihet si politikan stoik, por jo një politikan që lexon përtej mureve të vështirësisë. Ramushi mund të ishte kandidaturë për President, pasi është kontributor familjarisht në luftën për çlirimin e Kosovës, por është kontributor edhe në qeverisje. Ramushi ka bërë disa reforma në qeverisjen e tij, pavarësisht se ishte parti pakicë. Ai mund të ishte një personazh përbashkues për Kosovën, edhe për krahun e luftës, por edhe për të moderuarit. Unë kam mendimin se Ramushi do të kishte qenë një kandidaturë shumë e mirë”, tha mes të tjerash Prençi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #frontline #Kosova #kosove #Ldk #opozita #Pdk #shemsi prençi #Zgjedhjet e parakohshme

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
  • Shantazhi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala/ Kuçana: Skandaloze. Kërcënim për politikën e biznesin. Zonja dhe Ergys Agasi kanë regjistruar çdokënd që kanë pasur interes
  • Skandali në SHISH/ Kuçana: Vlora Hyseni s’u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Rama të japë llogari si e mori ajo certifikatën e sigurisë?
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by