Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. SHBA-të po 'studiojnë' nëse do të zvogëlojnë trupat në Gjermani, thotë Trump
Aktualitet

SHBA-të po 'studiojnë' nëse do të zvogëlojnë trupat në Gjermani, thotë Trump

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SHBA-të po “studiojnë” nëse do të zvogëlojnë mijëra trupa që kanë të stacionuara në Gjermani, njoftoi Donald Trump nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi qasjen e tij ndaj luftës në Iran, duke sugjeruar se SHBA-të ishin “poshtëruar” nga negociatorët iranianë.

Në postimin e tij, Trump tha se po “studion dhe rishikon reduktimin e mundshëm të trupave në Gjermani, me një vendim që do të merret gjatë periudhës së shkurtër të ardhshme kohore”.

SHBA-të kanë një prani të konsiderueshme ushtarake në Gjermani, me më shumë se 36,000 trupa aktive të caktuar në baza në të gjithë vendin që nga dhjetori i kaluar.

Read more (Shba):Bllokada amerikane po përpiqet ta bëjë Iranin “të shembet nga brenda”, thotë një zyrtar i lartë

Merz bëri vërejtjet e tij fillestare të hënën në një fjalim para studentëve të universitetit në Marsberg, duke u thënë atyre se “amerikanët qartësisht nuk kanë strategji”.

“Iranianët janë padyshim shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë në mosnegociimin, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe pastaj të largohen përsëri pa asnjë rezultat”, tha ai.

Ai shtoi se “i gjithë kombi” po “poshtërohej” nga udhëheqja iraniane.

Merz këmbëngul se marrëdhënia e tij me Trump “mbetet e mirë” pavarësisht kritikave të presidentit

Trump u përgjigj të nesërmen me një postim në Truth Social, ku tha se Merz mendonte se ishte “në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore” dhe “nuk e di se për çfarë po flet”.

Read more (gjermani):Kompanitë gjermane të dronëve po ia mësyjnë Tajvanit

“Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe ndryshe”, shkruhej në postim.

Kur u pyet për postimin në një konferencë për shtyp të mërkurën, Merz tha se “marrëdhënia personale midis presidentit amerikan dhe meje mbetet po aq e mirë sa më parë”.

Ai ende nuk i është përgjigjur sugjerimit të Trump se ai mund të zvogëlojë trupat amerikane në Gjermani.

Read more (Donald Trump):Lufta/ Trump poston foto me automatik në dorë dhe kërcënon Iranin: Merrni masa! Teherani: Veprime të papara ushtarake për t’iu kundërvënë bllokadës së SHBA-së

Gjatë dy muajve të fundit, presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht të tërhiqet nga aleanca 32-anëtare e NATO-s, duke e quajtur atë një “tigër letre” dhe një “rrugë me një drejtim”.

Më herët në prill, një email i brendshëm i Pentagonit i zbuluar detajoi masat e mundshme për SHBA-në për të ndëshkuar aleatët që besonte se nuk kishin arritur të mbështesnin fushatën e saj në Iran, duke përfshirë një sugjerim se SHBA-të mund të kërkonin të pezullonin Spanjën nga NATO për shkak të qëndrimit të saj.

Një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së se traktati themelues i aleancës “nuk parashikon asnjë dispozitë për pezullimin e anëtarësimit në NATO ose përjashtimin”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #iran #Irani #Nato #Shba #Ushtria amerikane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
  • SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
  • Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
  • UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by