Një tjetër deklaratë e Trump në lidhje me praninë e UFO-ve në tokë ka ngjallur interes në media dhe në publikun e gjerë.
“Në të ardhmen e afërt, do të bëj publike sa më shumë dokumente të jetë e mundur”, mbi UFO-t.
Kjo ishte deklarata e presidentit të SHBA-së, i cili pak kohë më parë nënshkroi një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve në dosje.
Read more (UFO):Presidenti Trump paralajmëron: Së shpejti qeveria amerikane do të publikojë dosjet për UFO-t
“Kjo është një temë që ka qenë në mendjet e njerëzve për një kohë të gjatë. Ekziston një dëshirë e fortë për të mësuar më shumë rreth UFO-ve dhe çdo gjëje që lidhet me to.
Ne do të publikojmë shumë nga materialet që kemi dhe mendoj se kjo do të jetë me interes të madh për publikun”, tha presidenti, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale.





