Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij do të publikojë së shpejti, informacione nga dosjet e saj mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO).
Më parë, Trump urdhëroi agjencitë amerikane të fillonin publikimin e dosjeve qeveritare mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (të cilat mund të kenë të bëjnë me mundësinë e jetës jashtëtokësore), duke përmendur interesin publik për këtë temë.
Read more (Presidenti):Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë diskutuan liderët e dy vendeve?
Kujtojmë se po ashtu, Trump urdhëroi shqyrtimin e të dhënave qeveritare mbi UFO-t, pasi akuzoi Barack Obamën për ndarjen e papërshtatshme të informacionit të klasifikuar, në një kohë kur Obama kishte përmendur në një podcast se ekzistojnë alienët.





