Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Media: SHBA po planifikon një valë të shkurtër dhe të fuqishme sulmesh ajrore në Iran! CNN ‘rrëzon’ Pentagonin: Deri tani lufta i kushtuar Uashingtonit 50 mld $
Aktualitet

Media: SHBA po planifikon një valë të shkurtër dhe të fuqishme sulmesh ajrore në Iran! CNN ‘rrëzon’ Pentagonin: Deri tani lufta i kushtuar Uashingtonit 50 mld $

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sulmet amerikane ndaj Iranit mund të rifillojnë me një valë të re bombardimesh “të shkurtër dhe të fuqishme”, në përpjekje për të zhbllokuar negociatat. Sipas raportimit të Axios, Centcom ka përgatitur një plan të ri ushtarak, të mbështetur në burime të brendshme. Megjithatë, Donald Trump ka theksuar se, për momentin, bllokada e Ngushticës së Hormuzit mbetet mjeti më efektiv, madje më shumë sesa rifillimi i bombardimeve.

Në të njëjtën kohë, kostoja e luftës për Shtetet e Bashkuara rezulton shumë më e lartë sesa shifrat zyrtare. Sipas CNN, vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh i dhënë nga një zyrtar i Pentagoni nuk përfshin dëmet e mëdha të pësuara nga bazat amerikane në rajon. Burime të informuara bëjnë të ditur se kostoja reale arrin në 40–50 miliardë dollarë, duke përfshirë rindërtimin e instalimeve ushtarake dhe zëvendësimin e infrastrukturës së shkatërruar.

Read more (Irani):“Bllokada detare, më efektive se bombardimet”/ Trump nuk dorëzohet: Irani s’mund të ketë armë bërthamore, po mbytet si një…

Gjatë ditëve të para të konfliktit, sulmet iraniane në Gjirin Persik kanë dëmtuar rëndë të paktën nëntë baza ushtarake amerikane brenda 48 orësh, duke goditur objekte në Bahrein, Kuvajt, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Mes pajisjeve të shkatërruara përfshihen sisteme radarike kritike, përfshirë një sistem të baterisë raketore THAAD në Jordani, si dhe struktura të ngjashme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Po ashtu, një avion zbulues E-3 Sentry i forcave ajrore amerikane është shkatërruar në një sulm ndaj një baze në Arabinë Saudite.

Nga ana tjetër, operacionet amerikane kanë goditur rëndë edhe ekonominë iraniane. Sipas një deklarate të admiralit Brad Cooper, në krye të Centcom, janë bllokuar gjithsej 42 anije tregtare që përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit. Aktualisht, 41 cisterna me rreth 69 milionë fuçi naftë nuk mund të shiten nga Irani, duke i shkaktuar regjimit një humbje të vlerësuar mbi 6 miliardë dollarë.

Read more (iran):SHBA-të po 'studiojnë' nëse do të zvogëlojnë trupat në Gjermani, thotë Trump

Ndërkohë, tensionet e luftës në Lindjen e Mesme po ndikojnë edhe në ekonominë globale. Federal Reserve ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat e interesit për të tretën herë radhazi, duke i lënë ato në intervalin 3.50%–3.75%. Sipas bankës qendrore amerikane, inflacioni mbetet i lartë, pjesërisht për shkak të rritjes së fundit të çmimeve globale të energjisë.

Read more (Donald Trump):Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Vendimi nuk ka qenë unanim: katër nga dymbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote kundërshtuan, ndërsa tre të tjerë mbështetën pezullimin pa sinjalizuar ulje të mundshme të normave në të ardhmen. Mbledhja konsiderohet gjithashtu si një nga të fundit nën drejtimin e Jerome Powell.

lajm në përditësim…

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Cnn #Donald Trump #Emiratet e Bashkuara Arabe #Inflacioni #iran #Irani #Lufta në iran #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
  • Skandali në SHISH, Rama nuk merr përgjegjësi: Arrestimi ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund
  • Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO)
  • Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pritet të japë mesazhin për shqiptarët
  • Rama kthehet sot nga SHBA-të, mban konferencë në Rinas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by