Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pse hallka më e dobët e NATO-s është Spanja
Aktualitet

Pse hallka më e dobët e NATO-s është Spanja

• 30 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Ilan Berman nënkryetar i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Për vite me radhë, qeveria e Recep Tayyip Erdoğanit në Turqi ka qenë burim i një shqetësimi serioz në Uashington. Nuk është vetëm për faktin se gjatë më shumë se dy dekadave të sundimit të rreptë të Erdoganit, Turqia është shfaqur si qendër serioze për shmangien e sanksioneve për regjimin iranian – në kundërshtim me presionin e Shteteve të Bashkuara dhe atë ndërkombëtar. As nuk është për faktin se, në vitet e fundit, vendi është bërë tepër i afërt me grupet radikale islamiste si Hamas dhe Vëllazëria Myslimane, duke u siguruar atyre mbulim politik, kanale financiare dhe mbështetje ideologjike kundër Perëndimit.

– Lexo po ashtu (opinion nga Emilio T. Gonzalez): Spanja, hallka më e dobët e NATO-s

Read more (Amerika):Tensionet në Hormuz dhe bllokada amerikane, shkarkohet nga detyra sekretari i marinës së SHBA

Problemi më i thellë është se Turqia po i bën të gjitha këto gjëra ndërkohë që njëkohësisht ka një rol kritik në NATO. Ajo shërben si ankorë e aleancës në Lindjen e Mesme, mban ushtrinë e saj të dytë më të madhe (pas ShBA-së), kontrollon pikat strategjike të ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve, dhe luan një rol aktiv në pothuajse të gjitha operacionet e NATO-s (nga Ballkani deri në Afganistan dhe më tej).

Kjo natyrë e dyfishtë e ka bërë prej kohësh Turqinë anëtarin më të ndërlikuar të aleancës – dhe, në mënyrë të diskutueshme, hallkën e saj më të dobët. Megjithatë, gjithnjë e më shumë ajo ka konkurrencë serioze për këtë titull.

Read more (Turqia):Spektakël vizual i flamingove në Liqenin Duden në Turqi

Në vitet e fundit, kryeministri i majtë i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë emër për veten si udhëheqësi më antiamerikan në Evropë. Ndërsa Madridi po luan një rol konstruktiv në ndihmën ndaj Ukrainës, është bërë pengesë për pjesën më të rëndësishme të partneritetit të NATO-s: lidhjen që e ankoron Amerikën në aleancë.

Vitin e kaluar, për shembull, Spanja refuzoi drejtpërdrejt të mbajë përgjegjësi më të madhe për sigurinë evropiane duke rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes në pesë përqind të PBB-së – një kërkesë thelbësore e administratës së Donald Trumpit të cilën anëtarët e tjerë të NATO-s e kanë pranuar me gatishmëri. Që atëherë, Sánchezi e ka ngritur kundërshtimin e tij edhe më lart.

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake ShBA-Izrael kundër Iranit, në fund të shkurtit, Sánchezi ka folur publikisht kundër asaj që ai e ka quajtur luftë “e paligjshme”, ka ringjallur sloganin e vjetër “jo luftës” – fushata e Spanjës kundër angazhimit në Irak rreth dy dekada më parë – si dhe ka refuzuar drejtpërdrejt kërkesat e Uashingtonit për të përdorur bazat e përbashkëta ushtarake për të mbështetur Operacionin Furia Epike.

Read more (Emilio t. gonzalez):Spanja, hallka më e dobët e NATO-s

Paralelisht, Sánchezi ka intensifikuar afrimin e qeverisë së tij ndaj Kinës. Dy javë më parë, Sánchezi bëri një udhëtim të profilit të lartë në Kinë – i katërti i tij në tri vjet – në të cilin u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe i bëri thirrje Pekinit të marrë rol më të madh në çështjet botërore. Në këtë proces, ai dëmtoi atë që është bërë konsensus evropian lidhur me rreziqet e lidhjes së kontinentit shumë ngushtë me Kinën.

Dhe, pak më shumë se një javë më parë, Sánchezi bashkë-organizoi një mbledhje me profil të lartë të të majtëve globalë në Barcelonë – së bashku me presidentin e Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva. Ngjarja u paraqit në mënyrë të qartë si një kundërpeshë ndaj forcave “të ekstremit të djathtë” – një kod, në këtë kontekst, për administratën aktuale të ShBA-së dhe aleatët e saj.

Read more (Spanja):Tensione të reja te Real Madridi: Yjet e gjigantit madrilen preferojnë Viniciusin para Kylian Mbappes

Normalisht, një lloj i tillë aktivizmi nga një qeveri socialiste në Madrid mund të kishte qenë i zakonshëm në kohë të zakonshme. Por, këto nuk janë kohë të zakonshme. Për një vit e tre muaj, marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Evropës janë trazuar thellësisht nga një gamë çështjesh – më e spikatura ndër to ishte shtytja agresive e presidentit Donald Trump për të fituar kontroll strategjik më të madh mbi Grenlandën, diçka që Shtëpia e Bardhë këmbëngul se i nevojitet për arsye të sigurisë hemisferike. Kanë luajtur rol edhe frustrimet më të gjera dhe të justifikuara të ShBA-së mbi ndarjen e pamjaftueshme të barrës nga Evropa. Në atë sfond, pasiviteti i NATO-s përballë kërkesave të ShBA-së për ndihmë për fushatën e saj ndaj Iranit vetëm ka shërbyer për të acaruar më tej qëndrimet amerikane.

Për të qenë të sigurt, profesionistët e bllokut po bëjnë më të mirën për të mbuluar këto dallime. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, udhëtoi drejt Uashingtonit në fillim të prillit për t’u takuar me presidentin (dhe për të përballuar zemërimin e tij). Veçmas, ai ka nxitur vendet evropiane të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe ka shpjeguar gjatë mbi nevojën për një aleancë më serioze, më aktive. Por, siç e ka pranuar vetë Rutte, rezultatet e gjithë kësaj kanë qenë dukshëm të përziera.

Read more (Nato):JD Vance mburret se ka pezulluar ndihmat për Ukrainën

Kjo është thellësisht shqetësuese, sepse misioni i NATO-s është ndoshta më i rëndësishëm se kurrë. Mbrojtja kolektive që ajo ofron është mbështetje kritike në një epokë të revanshizmit rus, të vetëbesimit kinez dhe të aventurizmit iranian.

Megjithatë, javët e fundit e kanë bërë të qartë se aleanca nuk ka vetëm një problem me Turqinë. Ajo gjithashtu ka edhe një problem spanjoll, dhe ky i fundit ka gjasa të shfaqet si dhimbje koke për marrëdhëniet ShBA-NATO, pasi pluhuri nga konflikti aktual me Iranin më në fund do të ulet. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Ballkani #Donald Trump #Emilio t. gonzalez #Evropa #Ilan berman #Mark rutte #Nato #Pedro sanchez #Recep tayyip erdogan #Spanja #Turqia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve
  • Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?
  • Samiti G7, Zelensky i ofron takim Putinit, Kremlini e refuzon propozimin
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
  • Merz për marrëveshjen SHBA-Iran: Mund të hapë rrugën për një rimëkëmbje të ekonomisë botërore dhe stabilizimin e rajonit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by