Një ‘delegacion’ amerikan ka mbërritur pak minuta më parë në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se flitet për një grup arkitektësh (dyshohet pjesë e Ambasadës Amerikane). Ata mësohet se kanë ardhur me avion në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm në Rinas dhe më pas janë nisur drejt Vlorës.
Read more (Delegacion):Për dy ditë në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s, policia me njoftim
Po ashtu mësohet se më pas ata do të shkojnë në Portonovë, aty ku flitet se do të bëhen investime nga vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.





