Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Trump informohet sot për planet e reja ushtarake ndaj Iranit, në tryezë skenarë për sulme dhe bllokadë detare
Botë

Trump informohet sot për planet e reja ushtarake ndaj Iranit, në tryezë skenarë për sulme dhe bllokadë detare

• 30 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot një informim të detajuar mbi opsionet e reja ushtarake kundër Iranit nga komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper, në një moment të ndjeshëm për situatën në Lindjen e Mesme.

Read more (Presidenti):Putin mund të shpallë armëpushim më 9 maj, Zelensky kërkon sqarime: Nëse është fjala për diçka të përkohshme…

Sipas burimeve të cituara nga Axios, në tryezë janë disa skenarë operacionalë që variojnë nga sulme të kufizuara deri te operacione më të gjera ushtarake, ndërsa administrata amerikane po shqyrton hapat e mundshëm në rast se negociatat me Teheranin nuk japin rezultat. Tre burime të njohura me çështjen thonë se CENTCOM ka përgatitur një plan për një seri sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj infrastrukturës kritike të Iranit, me synimin për të rritur presionin dhe për ta detyruar Teheranin të rikthehet në tryezën e bisedimeve, me më shumë fleksibilitet për programin e tij bërthamor.
Një tjetër opsion i diskutuar përfshin marrjen nën kontroll të pjesshëm të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës në botë, me qëllim sigurimin e qarkullimit të anijeve tregtare. Sipas burimeve, një skenar i tillë mund të përfshijë edhe dislokim të forcave tokësore.
Po ashtu, në listën e planeve të shqyrtuara më herët është edhe një operacion i forcave speciale për të siguruar rezerva të uraniumit të pasuruar shumë në territorin iranian.
Trump, sipas të njëjtave burime, ka deklaruar së fundmi se një bllokadë detare mund të jetë “më efektive se bombardimet”, duke e konsideruar atë si një mjet presioni ndaj Teheranit, pa përjashtuar opsionin ushtarak nëse situata përshkallëzohet.
Në diskutime pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Kaine, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi zhvillimet.
Sipas burimeve, një informim i ngjashëm i mbajtur më herët nga Admirali Cooper kishte ndikuar në vendimet e mëparshme të administratës amerikane për veprime ushtarake në rajon.

Read more (Donald Trump):Kancelari gjerman thekson rëndësinë e marrëdhënies me SHBA-në – orë pasi Trump sugjeroi tërheqjen e trupave

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Donald Trump #Operacion #Presidenti #Shtëpia e bardhë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri
  • Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)
  • “Kriza politike në Kosovë e tejzgjatur!”, ish-ambasadori Nesho: Po humbet kredibiliteti në sytë e ndërkombëtarëve. S’duhet një president “kukull”
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • Operacion në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet telefon! Dërgohet në SPAK për ekspertizë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 14 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 12 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by