Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

• 19 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Politikani britanik Andy Burnham ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën e Makerfield, duke siguruar një rikthim të rëndësishëm në Parlamentin britanik dhe duke u pozicionuar si një nga sfiduesit më të fortë të kryeministrit Keir Starmer për drejtimin e Labour Party.

Burnham, i cili ka shërbyer për vite me radhë si kryetar i bashkisë së Manchester, fitoi 55% të votave, duke lënë pas kandidatin e partisë Reform UK, Robert Kenyon, i cili mori 35%.

Zgjedhjet u konsideruan vendimtare për të ardhmen politike të Britanisë, pasi Burnham tashmë mund të kandidojë për drejtimin e Partisë Laburiste, gjë që nuk ishte e mundur pa qenë deputet në detyrë. Fitorja e tij vjen në një moment kur popullariteti i qeverisë së Starmer ka rënë ndjeshëm pas fitores së madhe në zgjedhjet e vitit 2024.

Read more:Keir Starmer nuk heq dorë nga posti i kryeministrit: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja të 2029-ës

Pas shpalljes së rezultatit, Burnham deklaroi se vendi ndodhet në një moment kritik dhe se politika britanike ka nevojë për ndryshim.

“Të gjithë e dinë se politika nuk po funksionon. Sonte mund të jetë pika e kthesës për të ndërtuar një politikë të re të bazuar te uniteti dhe shpresa”, u shpreh ai para mbështetësve.

Fitorja e Burnhamit është parë si një sinjal paralajmërues për Starmerin, pasi shumë deputetë laburistë kanë shprehur pakënaqësi ndaj drejtimit aktual të partisë. Rikthimi i ish-ministrit në Westminster mund të hapë rrugën për një garë të brendshme për udhëheqjen e laburistëve në muajt e ardhshëm.

Read more:Tjetër goditje për Starmer, ministri britanik i Shëndetësisë jep dorëheqjen: Është e qartë që nuk mund t’i udhëhiqni laburistët në zgjedhjet e ardhshme

Gjatë fushatës, Burnham shmangu diskutimet e drejtpërdrejta për ambiciet e tij kombëtare dhe u përqendrua te problemet lokale të Makerfield, një zonë e prekur nga deindustrializimi, kriza e kostos së jetesës dhe shqetësimet për emigracionin.

Ndërkohë, rezultati konfirmoi gjithashtu rritjen e ndikimit të Reform UK, partia e drejtuar nga Nigel Farage, e cila vazhdon të fitojë terren në zonat tradicionale të Laburistëve.

Read more:Tensionet politike në Britani, Partia Konservatore: Partia Laburiste duhet të shpallë zgjedhje të përgjithshme nëse një udhëheqës i ri ndryshon ‘mandatin’ e tij

Me hyrjen e Burnham në Parlament, politika britanike pritet të hyjë në një fazë të re tensioni, ndërsa shtohen spekulimet nëse ai do të sfidojë drejtpërdrejt Keir Starmerin për drejtimin e qeverisë dhe të Partisë Laburiste.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Andy Burnham #Deputet #Detyrë #jetë #Keir starmer #Labour #Nigel Farage #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
Nga të njëjtat tag-e
  • Vjedhje në banesat e biznese, policia zbardh 6 raste dhe arreston një 44-vjeçar në Durrës
  • Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë
  • “Unë me barrë nuk ngel”/ Kryemadhi komenton deklaratat e Berishës për mini-maternitetin: Mund të jenë të vërteta!
  • Gushti nis me fluks të lartë lëvizjeje, mbi 50 mijë pushues nga Kosova drejt Shqipërisë në fundjavë (VIDEO)
  • “Ta vendosin shqiptarët me referendum”/Blushi: Shkrirja e 15 bashkive cenon Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komuniteteve. Fshatrat mbeten pa shërbime
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 17 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 10 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by