Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
Kronikë

‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se pavarësisht se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku janë shtuar tre akuza të reja, ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’, të cilat i shtohen akuzës së parë për ‘shkelje të barazisë në tendera’ në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.

Më tej Bardhi thekson SPAK po bëhet pjesë e lojës politike, duke i dhënë kohë sipas tij kryeministrit Edi Rama, që të bëjë manovra politike.

Read more:“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

Komentet e Bardhit vijnë 5 ditë pasi SPAK i sekuestroi një tjetër vilë Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila njësoj si vila në Dhërmi e sekuestruar më herët, figuronte në emër të ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Reagimi i Bardhit:

DITA 5

Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj. Mbi ish-zv/kryeministren rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i shtohen akuzës së parë për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.

Provat e reja faktojnë zbulimin e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në dy prej resorteve më luksoze në bregdet. Kemi parë edhe sesi shijet e zonjës Balluku për mermerin blu në vilën e Palasës konkurronin me shijet e arkitektëve për stilin dhe materialet high-end, si të jahteve apo hoteleve më luksoze. Të gjitha këto ndodhen në email-in personal të Belinda Ballukut.

Read more:“Roni Yeffet 1 muaj më parë drekonte Ballukun, i dha partnerit tender pa garë”/ Balliu: Komisioni Hetimor do të hetojë dhe dëbimin e News24 nga “Kayo”. Nga televizioni u vodhën dosjet sekrete

Pra, akuzat janë rënduar, pozita penale e Belinda Ballukut po ashtu, por SPAK po hesht për rëndimin e masës së sigurimit. Një standard që e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho.

Pse SPAK bëhet pjesë e lojës politike dhe po i jep kohë Edi Ramës për manovra politike?

Read more:Ndizen blicat e celularëve/ Oshëtin bulevardi: Dorëheqje, dorëheqje

Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo “Aleancës së Valamarit”?

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!

Tags: #belinda balluku #Bregdet #Edi Rama #euro #fshehje pasurie #gazment bardhi #Imuniteti i Belinda Ballukut #korrupsion #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës
  • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
  • Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës?! Dyshime se u trafikua nga grupi i Gerd Gjinararit në Belgjikë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasja për pagat e magjistratëve/ “Të mbajë përgjegjësi për Veliajn e Ballukun”, Agron Shehaj: Rama është i dëshpëruar, nuk di më se çfarë bën! Nuk i shpëton dot drejtësisë!
  • Rezistenca nuk ndalet, shqiptarët 108 ditë revoltë/ “Shqipëria po bën revolucion”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkohet dorëheqje e panegociueshme e Ramës
  • “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, vazhdon marshimi i protestuesve kundër qeverisë
  • “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb
  • “Atje janë tradhtarët”, paralajmërojnë protestuesit: Të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti i krimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 4…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist!

Këshilltari i PS në Bashkinë Tiranë, Alfred Muharremi dhe avokati Klodian Reçi diskutuan sot në emisionin ‘Studio Live’…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve, në…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by