Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet
Politikë

“S’ka surprizë nga vilat e Ballukut, mund të zbulohen edhe 200”, Bardhi: PD ka kërkuar komision hetimor për KAYO-n dhe lidhjet me Ron Yeffet

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka bërë me dije hapat politikë e ligjorë që opozita po ndërmerr pas publikimit të audiopërgjimeve për skandalin e trafikut të armëve përmes kompanisë shtetërore KAYO. Bardhi u ndal gjithashtu te hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke denoncuar vonesat e drejtësisë dhe zbatimin e dy standardeve.

Bardhi konfirmoi se opozita ka depozituar kërkesën zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, me synim zbardhjen e lidhjeve mes kompanisë shtetërore KAYO, biznesmenit izraelit Roni Yeffet dhe fondit të buxhetit të shtetit.

Read more:“Po e çoni vendin drejt Afrikës!”/ Debati në Konferencën e Kryetarëve, Zhupa e Bardhi kritika Peleshit për reformën territoriale dhe komisionin hetimor për 11 majin

“Kemi kërkuar komision hetimor për veprimin e KAYO dhe bashkëpunimin e saj me kompaninë e Ron Yeffet, financimet nga buxheti i shtetit dhe çfarë veprimtarie konkrete është kryer, duke u nisur edhe nga akuzat nga përgjimet për trafikun e armëve nga Afrika. Ne kemi vendosur si opozitë të përdorim këtë mekanizëm që kemi. Pres që mazhoranca ta respektojë Kushtetutën, ndonëse e kemi parë si standard të tyre shkeljen e saj,” deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi me reagim radikal nëse mazhoranca bllokon kërkesën kushtetuese të opozitës: “Nëse nuk miratohet komisioni, do të ketë reagime qoftë politike, edhe institucionet nga ana e PD-së dhe opozitës në tërësi, përfshirë edhe ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.”

Read more:“Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull

Lidhur me sekuestrimin e dy vilave luksoze të Belinda Ballukut në bregdetin e jugut, Bardhi rikujtoi se këtë aferë e ka denoncuar zyrtarisht më parë te organet e hetimit, ndërsa kritikoi faktin që zv.kryeministrja vijon të lëvizë e paprekur nga drejtësia.

“Drejtësia po vonon dhe drejtësia e vonuar është mundësi e humbur për të bërë drejtësi. Nuk ka surprizë që SPAK ka gjetur dy vila të Ballukut. Kam kërkuar nga SPAK që të verifikojë pretendimin tim se Balluku disponon pasuri të paluajtshme, të paktën dy vila në bregdetin e jugut,” nëvizoi ai.

Read more:‘Balluku’/ SPAK sekuestron në Palasë një tjetër vilë, figuronte në emër të Igli Tares! Ish-zv.kryeministrja nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion e pastrim parash

Ai vuri në dukje se nëse organi i akuzës tregon vullnet të vërtetë, abuzimet e ish-zv.kryeministres nuk përfundojnë me dy pronat e sekuestruara: “Sa kohë Balluku vijon të shëtisë e lirë ndërsa mbi të rëndojnë akuza aq të rënda, shohim se SPAK po ndjek disa standarde në lidhje me këtë çështje. Kam besim se SPAK, nëse do të ketë vullnet, do të gjejë edhe 20 apo 200 vila të tjera të Ballukut, sepse vila e sekuestruar i përket vitit 2020.”

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Afrika #belinda balluku #Besim #Buxheti #buxheti i shtetit #gazment bardhi #kayo #Komision

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin