Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
Politikë

“Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar prapaskenat e sulmit të ndërmarrë një vit më parë ndaj televizionit News24 dhe Panorama Group, kur mediat u nxorën nga godinat dhe këto të fundit iu kaluan në përdorim shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Në intervistën e tij për “Minuta e Parë”, Ahmetaj sqaroi se kjo lëvizje e ekzekutivit nuk ishte gjë tjetër veçse një operacion me dy korsi – Nga njëra anë një aferë e pastër kriminale korruptive ku shteti lëshon asetet publike në favor të interesave private, dhe nga ana tjetër një hakmarrje e drejtpërdrejtë e “kreut të organizatës”, Edi Rama, ndaj pavarësisë mediatike të News24.

Read more:“Shqipëria në buzë të greminës”/ Aktivisti mesazh klasës politike: Ju erdhi fundi! Kjo protestë do të prodhojë dinamika të reja!

Ai shtoi se Rama dëboi stafet mediave e News24 dhe Panorama, sepse nuk i kishte ato nën kontroll dhe që ato të bëheshin shembull.

Sipas Ahmetajt, gjithçka ndodhi me urdhër të kryeministrit, i cili nuk llogarit interesin e qytetarëve apo të medias së lirë, por funksionon vetëm në shërbim të rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve. “Aty ku ju nuk llogariteni fare, kreu i organizatës numëron vetëm njerëz si Roni Yeffet dhe Ergys Agasi,” u shpreh Ahmetaj.

Read more:Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës

Në vijim të reagimit të tij, Arben Ahmetaj lëshoi një paralajmërim të fortë për hapin e radhës që po përgatitet nga mazhoranca, duke bërë me dije se e njëjta skemë grabitjeje e aseteve shtetërore dhe kalimi të tyre te privatët do të aplikohet së shpejti edhe në sektorin e shëndetësisë.

Ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë deputetëve të mazhorancës që të bëjnë prapa dhe të refuzojnë bërjen oshen e kësaj nisme në parlament. “I bëj thirrje grupit parlamentar të mos e votojë atë gjë! Është një aferë e pastër kriminale,” përfundoi Ahmetaj, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tjetërsimit të pasurive publike në dobi të njerëzve të lidhur me pushtetin.

Read more:Bardhi ia plas në sy mazhorancës: Modeli KAYO i ‘Ermal Raketës’ po projektohet dhe për shëndetësinë. Tender miliona euro për mikun e Ramës

Ahmetaj nënvizoi se nxjerrja me dhunë e stafit të Neës24 nga godina ku operonte prej shumë vitesh ishte me qëllim nga kreu i qeverisë për të vendosur një shembull.

Lexo edhe
Politikë

“Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)

Politikë

“Afera me Tigrat”/“100 mln € për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet, të ndalojë tenderin e ri 20 mln €

Tags: #arben ahmetaj #Asetet #Edi Rama #ergys agasi #kayo #Mediat #Operacion #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)
  • “Afera me Tigrat”/“100 mln € për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet, të ndalojë tenderin e ri 20 mln €
  • “Afera e Tigrave” – “Rreth 100 mln euro për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet dhe të ndalojë tenderin e ri 20 mln euro
  • Komiteti Shqiptar i Helsinki letër IEVP “Jordan Misja”: Jepini fund shkeljes së të drejtave të Presidentit Meta! Lejojeni të mbajë takime
  • Me drogë dhe thikë në makinë! Tentuan t’i shpëtojnë policisë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)
  • Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! 1 në pranga dhe 14 nën hetim! Rama: Kjo është dhunë (VIDEO)
  • Me drogë dhe thikë në makinë! Tentuan t’i shpëtojnë policisë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Korçë
  • Zgjedhjet në Serbi: Alarmi i fundit për Edi Ramën dhe kurthi i Kodit Zgjedhor
  • 103 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë, vijon aksioni kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 13 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Has/ Plagosje me armë zjarri në Krumë, në kërkim autori 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 6 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Drejtësi”/ Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve të posaçëm: Merrni audiopërgjimet e Arben Ahmetajt (VIDEO)

Një protestë po mbahet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Qytetarët janë mbledhur pas deklaratave të fundit nga…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Afera me Tigrat”/“100 mln € për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet, të ndalojë tenderin e ri 20 mln €

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kerkuar SPAK te veproje menjehere për aferën e TEC-eve…

• 30 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

“Afera e Tigrave” – “Rreth 100 mln euro për TEC-et lundruese”, Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet dhe të ndalojë tenderin e ri 20 mln euro

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kerkuar SPAK te veproje menjehere për aferën e TEC-eve…

• 1 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by