Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Po e çoni vendin drejt Afrikës!”/ Debati në Konferencën e Kryetarëve, Zhupa e Bardhi kritika Peleshit për reformën territoriale dhe komisionin hetimor për 11 majin
Politikë

“Po e çoni vendin drejt Afrikës!”/ Debati në Konferencën e Kryetarëve, Zhupa e Bardhi kritika Peleshit për reformën territoriale dhe komisionin hetimor për 11 majin

• 8 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tensionet në Konferencën e Kryetarëve kanë vijuar, ku opozita ka akuzuar hapur mazhorancën për shkatërrimin e parimeve kushtetuese dhe hartimin e reformave okulte. Deputetët Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi kanë shpërthyer ndaj Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke denoncuar asgjësimin e pushtetit vendor dhe bllokimin e qëllimshëm të hetimit parlamentar për zgjedhjet e 11 majit.

Deputetja Ina Zhupa kërkoi tërheqjen e menjëhershme të mazhorancës nga drafti i njëanshëm për ndarjen e re administrative, duke e cilësuar të gjithë procesin e dëgjesave publike si një “show” të parapërgatitur që bie ndesh me normat ndërkombëtare dhe interesin qytetar. Zhupa rikujtoi pasojat shkatërruese të reformës së vitit 2014, e cila largoi pushtetin nga qytetarët dhe e kthye atë në një instrument qendror kontrolli.

Read more:100 ditë protestë e fuqishme! Këlliçi: Rama sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Tubimet po nxisin SPAK të hetojë këtë klasë të korruptuar

“Me një plan të parapërgatitur, ju e keni dështuar reformën territoriale. Bëtë show dhe sollët një draft që bie ndesh me çdo normë, me interesin e qytetarëve dhe me standardet ndërkombëtare. Gjithçka që sollët në 2014-ën ishte rrënim, e larguat pushtetin nga qytetari. Riaktivizoni konsensusin, reforma duhet t’u shërbejë njerëzve dhe jo interesave tuaja politike,” deklaroi Zhupa.

Read more:Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

Nga ana e tij, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përballi drejtpërdrejt Niko Peleshin me refuzimin e përsëritur për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor mbi zgjedhjet e 11 majit. Bardhi zbuloi se prej më shumë se një muaji e gjysmë i ka drejtuar shkresa zyrtare kryetarit të Kuvendit pa marrë asnjë përgjigje, një akt i paprecedentë në historinë e parlamentarizmit.

Read more:“Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën

“Prej një muaji e gjysmë ju jam drejtuar zyrtarisht për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hetimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nëse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese kthehet në një sfidë për Shqipërinë tuaj ‘europiane’, atëherë ne jemi duke shkuar drejt Afrikës. Mirë që na kufizoni instrumentet kushtetuese, por të paktën zbatoni vendimet e gjykatës. Është e pakonceptueshme ajo që po bëni,” nënvizoi Bardhi.

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #gazment bardhi #Ina zhupa #niko peleshi #opozita #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 14 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin