Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. 100 ditë protestë e fuqishme! Këlliçi: Rama sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Tubimet po nxisin SPAK të hetojë këtë klasë të korruptuar
Politikë

100 ditë protestë e fuqishme! Këlliçi: Rama sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Tubimet po nxisin SPAK të hetojë këtë klasë të korruptuar

• 7 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për 100 ditët e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi i cilëson këto protesta si një prej lëvizjeve më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit dhe qeverisjes së keqe. Ai akuzon kryeministrin Rama për korrupsion, lidhje me krimin dhe përqendrim të pushtetit, duke pretenduar se pas 100 ditësh rezistencë qytetarët janë më të fortë.

Sipas Këlliçit, protestat kanë sjellë një zgjim të shoqërisë dhe kanë forcuar kërkesat për largimin e Ramës nga pushteti. Ai shprehet gjithashtu se protestuesit po kërkojnë që SPAK-u dhe drejtësia e re të hetojnë Edi Ramën dhe aferat që opozita i atribuon qeverisë.

Këlliçi ka vlerësuar edhe mbështetjen e diasporës shqiptare në Europë dhe SHBA, duke theksuar se kauza e drejtë do triumfojë.

Read more:VIDEO/ Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

Postimi i nënkryetarit të PD Belind Këlliçi

100 ditët që sollën ndryshim!

Sot bëhen 100 ditë të një prej lëvizjeve më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe, arrogancës dhe pushtetit absolut dhe abritrar të një njeriu.

Me protestën e pandalshme, të rinjtë, aktivistët, prindërit, të moshuarit dhe njerëz nga çdo komunitet e zonë e Shqipërisë, i kanë bërë një shërbim të vyer vendit dhe kanë sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Read more:“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…

Protreti i vërtetë i Edi Ramës, si një sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin, është shfaqur haptazi dhe shoqëria këtu dhe mbarë bota nuk kanë më asnjë dilemë se me kë kanë të bëjnë. Propaganda ra dhe transparenca e një regjimi u bë.

Pas 100 ditëve rezistencë, sot qytetari është më i fortë, ka më shumë kurajo, ngre zërin dhe kërkon të drejtat e tij, ndërsa autokrati është më i dobët.

Vendosmëria e protestuesve ka zhbërë gjithë përpjekjet e marifetet e Edi Ramës për të fituar kohë e mbajtur pushtetin. Asnjë prej lëvizjeve të tij nuk shërbeu, dhe sot është në rendin e ditës e palëkundur kërkesa për largimin e tij nga pushteti.

Read more:97 ditë rezistencë/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta! Qytetarët mesazh të qartë: Revolta nuk ndalet, Rama jepe dorëheqjen!

Zgjimi i shoqërisë nga një agoni e gjatë është një arritje e këtyre 100 ditëve.

Sa i përket PD dhe Opozitës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që denoncimet dhe betejat e saj të gjejnë një konfirmim të tillë në shoqëri.

Aktivistët po flasin për korrupsionin e narkoshtetin, po flasin për varfërinë e për mungesën e kushteve, për shëndetësinë e për çmimet e papërballueshme, të gjitha këto teza për të cilat PD ka ngritur zërin që në fillim.

Read more:“Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!

Ditët e fundit, sheshi dhe bulevardi ka nisur të kërkojë llogari dhe të nxisin SPAK-un e drejtësinë e re të veprojë ndaj Edi Ramës dhe aferave të tij.

Eshtë padyshim sukses kur sheh që qëndrimet e tua, kthehen në qëndrime të qytetarëve.

Një vlerësim i takon diasporës, këtu ku jemi aktualisht në Amerikë dhe kudo në Europë, për mbështetjen vitale që i kanë dhënë kësaj lëvizje.

Sot më shumë, nesër më shumë.

Kauza e drejtë do triumfojë🇦🇱

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #bota #Europë #korrupsion #opozita #Prindërit #Protesta #proteste #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin