Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!
Politikë

“Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!

• 31 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin “Programi i drekës” në News24 me Nisida Tufën, ka komentuar protestën që vijon prej 93 ditësh, duke u ndalur te ndikimi i saj në politikë dhe reagimi i opozitës.

Baçi tha se protesta, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve, ka arritur qëllimin e saj kryesor, pasi ka nxjerrë në pah problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Read more:Radio ‘Jehona e Shqipes’ feston jubileun historik në Bruksel, 40 vite në shërbim të diasporës shqiptare

Sipas tij, tubimet kanë ndikuar edhe në mënyrën se si zhvillohet debati politik, duke krijuar presion si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës. “Protesta ia ka shtuar pikëpyetjet shoqërisë shqiptare. Qytetarët kanë ngritur problemet e tyre dhe kanë shtruar një seri problematikash”, u shpreh Baçi. Megjithatë, analisti e sheh situatën më problematike për opozitën. Ai argumentoi se, pas më shumë se një dekade të qeverisjes së socialistëve, opozita nuk po arrin të shndërrohet në një alternativë bindëse për qytetarët.

Sipas Baçit, fakti që një pjesë e qytetarëve e shohin opozitën me të njëjtin mosbesim si qeverinë përbën një problem serioz për partitë opozitare. Baçi kritikoi veçanërisht Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare për mënyrën se si po reagojnë ndaj protestës.

Read more:“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

Ai tha se thirrjet e qytetarëve duhet të kishin sjellë një reflektim të thellë brenda opozitës dhe se ajo duhet të kishte ndërmarrë hapa konkretë për t’u kthyer në një alternativë politike. Sipas analistit, opozita duhet të kuptojë se protesta nuk është vetëm një përballje mes qytetarëve dhe qeverisë, por se një pjesë e mesazhit të saj i drejtohet edhe vetë opozitës. Ai theksoi se asnjë takim apo mbështetje nga aktorë të huaj nuk mund të zëvendësojë nevojën për të kuptuar atë që po ndodh në shesh.

Read more:Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

“Jo sot që po bëhen 93 ditë, por protesta ia shtoi pikëpyetjet shoqërisë shqiptare. Qytetarët ngritën problemet e tyre, shtruar një seri problematikash. Mendoj se po ta marrim në prioritet, mendoj se qëllimin e vetë parësor për të ngritur shqetësime, ia ka arritur. Edhe narrativen e debatit e ka krijuar, pasi pati shqetësime të qeveria dhe opozita. Nuk e shoh zgjidhen te fakti a do të ketë më shumë apo më pak në protestë, por se si do të reagojnë palët. Ata që kanë denoncuar qeverinë, janë aty. Kontestimi është më i rëndë për opozitën, që edhe pse nuk është 13 vite në pushtet, ka mosbesim nga qytetarët, si qeveria. Por nuk do që të lexojë këtë reagim. Gjëja e parë që vuri në vështirësi të madhe ishte opozita. Kur opozita prej 13 vitesh barazohet me pushtetin, është humbje e madhe për opozitën. Për fat të keq opozita edhe pse pas 3 muajsh protestë dhe thirrjesh, opozita nuk i lexon. PD dhe partitë e tjera opozitare nuk kanë bërë lëvizjet e duhura. Ata e shohin sikur protesta ka të bëjë vetëm me qeverinë dhe jo me opozitën. Siç janë reagimet e Berishës. Opozita nuk po kthehet dot në alternativë. Një opozitë, gjëja e parë që duhet të bënte, kur bëheshin thirrje dh epër të si kundër qeverisë duhej të ishin mbledhur, të bëhej tërmet te PD. Ata e lexojnë, e shohin. Në ccdo koment që ata bëjnë, ata kanë thirrje të qytetarëve kundër tyre. Si mundet një opozitë që nuk bën sondazhe, mos të lexojë reagimin e qytetarëve. Opozita ka dështuar në misionin e saj kryesor, të bëhet menaxhere e reagimit të qytetarëve. Asnjë vizitë apo ftesë që të bëjë Berisha, ta presë dhe Trump, nuk e zhbën atë që ndodh në shesh. Duhet të ketë reagim, qasje me atë çka po ndodh në protestë.

Qeveria është krenuar me këto arrestime. Në këto lloj raporti Rama ka thënë; unë jam pro. Duke pasur dhe shansin e madh që opozita është kundër SPAK-ur, Rama thotë; unë e lejoj. Qeveria me këtë format politik që kemi thotë; unë lejoj arrestimet. Pra nuk ka të fortë. Në rastin tjetër është një reagim, ku ka paralajmëruar ndryshime, ka bërë këto takime. Rama do të tentojë që të bëje këto ndryshime me këtë mundësi që ka se nuk ka alternativë të fortë përballë. Ndaj se ka këtë shqetësim dhe ka nisur një proces të vetërregullimit qeverisës. Ato që mund të jenë problemi, mund të mos jenë zgjidhja e problemit. Ai e ka pranuar që njerëzit janë të zemëruar me qeverinë, por ka këtë komoditet, e bën luftën pa kundërshtarë politikë. Rama nuk ndihet i rrezikuar nga partitë. Berisha, Lapaj apo Shehaj, duhet të lënë mënjanë egoizmin e tyre dhe të propozojnë një emër tjetër për kryeministër, Rama e ka të lehtë që të ndërtojnë dhe reagojë brenda narrativës së tij. Nuk shoh zgjidhje vetëm me këtë protestë, po nuk iu bashkua politika. Mund të shkojmë te skenari i Serbisë, që vijoi prej 1 viti protestë. Qytetarët janë aty pasi mungon besimi në politikë. Nuk kemi dhe nuk duhet të jemi ne ata që t’i themi Berishës; ik. Por nëse lideri i PD do që partia e tij të bëhet fitues, ai duhet të largohet. Në demokraci ka mazhorancë dhe opozitë. Opozita është institucioni i shpresës, ka rënë. Ka rënë institucioni i shpresës.

Read more:“Rama të japë dorëheqjen”/ Aktivisti Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje, e dinim se ishin përgatitur për arrestime

Një propozim për një emër që mund ti bënte bashkë politikën do të ishte zgjidhje. Unë mendoj se PD është më e madhe se Berisha. Parlamenti nuk është ndërmarrje, që shkon vetëm për të marrë rrogën. Shpresa i mban gjallë për rrotacion njerëzit që të bëjnë akuza, denoncime. Kur nuk ka shpresë, ti rrezikon që qytetarët të jenë më dekurajuar.”, tha ai.

Read more:Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO)

Po ashtu Baçi komentoi dhe thirrjet kundër Berishës, se fati i tij politik është burgu. “Ishte për jetë a vdekje. Po ta kishte refuzuar, do të kishte firmosur PD nga vdekja politike, por nuk shpëtoi vetëveten. Ishte gabim fatal refuzimi. Nuk mund ta refuzojë protestën opozita. Në ditët e para u gjetën të papërgatitur. Kthesa që bëri Berisha ishte spektakël politik. Ai prodhoi politikë. Vuri PD në shinën e duhur, pro protestës. Kur ke ato thirrjet kundër teje, sikur ke marrë ti vendime, do mblidhesha dhe do thoja; ca do bëjmë. Ndje keqardhje që ata që kanë zë të fortë, nuk reagojnë në mbledhjet e PD. Se di këtë zërin e ruajnë për një vend pune, apo si. Kur heshtin përballë një gjëje të tillë, dhe fshihen si struci. Lapaj dhe Qori gabuan që nuk u bashkuan dhe nuk u bën poli i tretë. Ata janë pjesë e protestës, por duhet të kishin reaguar më fort. Të pranonin; po ne gabuam, por hajde të gjejmë një zgjidhe. Të kritikosh protestuesit, nuk është e drejtë.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Agim Baçi #Arrestime #jetë #Menaxhere #opozita #Para #Parlamenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin