Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Radio ‘Jehona e Shqipes’ feston jubileun historik në Bruksel, 40 vite në shërbim të diasporës shqiptare
Aktualitet

Radio ‘Jehona e Shqipes’ feston jubileun historik në Bruksel, 40 vite në shërbim të diasporës shqiptare

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në ambientet prestigjioze të hotelit Renaissance në Bruksel, radio “Jehona e Shqipes” kremtoi 40-vjetorin e themelimit në një aktivitet solemn dhe historik të organizuar nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Sakip Skepi. Ceremonia mblodhi personalitete të medias, diplomacisë, akademisë dhe diasporës shqiptare në Europë.

Aktiviteti u moderua nga gazetari Defrim Methasani, ndërsa një nga momentet më emocionuese ishte interpretimi i ikonës së muzikës shqiptare Arif Vladi, i cili kishte përgatitur një këngë të veçantë për këtë jubile.

Në ceremoni morën pjesë figura të njohura të medias dhe jetës publike shqiptare, si Alban Daci, Aleksandër Çipa, Agim Baçi, Basir Çollaku, Ergys Mërtiri dhe shumë personalitete të tjera nga akademia dhe shoqëria civile.

Read more:BE miraton sanksione ndaj kolonëve izraelitë pas mbështetjes hungareze

Një moment simbolik ishte improvizimi i studios së radios brenda aktivitetit, ku “Jehona e Shqipes” realizoi transmetime dhe intervista drejtpërdrejt, duke sjellë kujtime dhe dëshmi nga historia 40-vjeçare e radios.

Në jubile morën pjesë edhe autoritete shtetërore shqiptare dhe kosovare, mes tyre Ferit Hoxha, Glauk Konjufca, Albana Dautllari dhe Agron Bajrami. Me rastin e 40-vjetorit, Ferit Hoxha i dorëzoi Sakip Skepit një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në diasporë.

Read more:Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë

Një tjetër moment i rëndësishëm ishte publikimi i një reviste përkujtimore kushtuar historisë dhe rolit të radios “Jehona e Shqipes”, ku personalitete të medias, diplomacisë dhe akademisë kishin shkruar mbi kontributin e saj ndër dekada. Revista u botua edhe në gjuhën frënge, duke i dhënë jubileut një dimension ndërkombëtar.

Në aktivitet morën pjesë edhe politikani belg David Weytsman dhe gazetari Axel Buyse, ndërsa u kujtua edhe bashkëpunimi historik me Anton Çetta për sensibilizimin e opinionit europian për çështjen e Kosovës.

Read more:Stoqet e naftës po pakësohen me ritëm rekord, ndërsa IEA paralajmëron për luhatje të reja të çmimeve

Një vend të veçantë zuri edhe përkujtimi i kontribuuesve historikë të radios, si Ydriz Basha, Ali Islamaj, Avni Islamaj, Durak Duraku, Gani Sheta dhe Naim Leka, si dhe vlerësimi për kontributin e hershëm të Liria Begeja.

40-vjetori i radios “Jehona e Shqipes” u vlerësua si një aktivitet historik dhe emocionues, që dëshmoi se kjo radio mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në Europë dhe një simbol i ruajtjes së identitetit kombëtar ndër breza.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agim Baçi #Agron bajrami #Aktivitet #Aktiviteti #alban daci #aleksander çipa #basir collaku #Bruksel #ergys mertiri #Ferit Hoxha #Jehona e Shqipes #Sakip Skepi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi, do të riinvestohen në projekte sociale
  • Kufizimet për mishin e shpendëve dhe gjedhit nga Brazili, AKU: Ngarkesat për të cilat certifikata është lëshuar para 3 shtatorit, do të vijojnë të pranohen edhe pas kësaj date!
  • Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë
  • “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
  • Rama mbledh PS dhe qeverinë në Pogradec/ “Kush i paguan shpenzimet?”, analisti Krasniqi: Retorika antikorrupsioni, Balluku vijon të jetë vendimmarrëse!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by