Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. REL: Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës
Politikë

REL: Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

• 17 Shtator, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht përgjegjës për një krim.

Por, dokumentet, dëshmitë dhe konstatimet që prodhon një proces gjyqësor mund të jetojnë shumë më gjatë se vetë gjykimi.

Kjo i jep një dimension tjetër aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër prej figurave më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, i shpallën të katërt fajtorë për krime lufte dhe i dënuan me nga 13 deri në 25 vjet burg.

Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe përcakton përgjegjësinë penale të katër individëve, jo të UÇK-së si organizatë.

Por, përtej fatit juridik të tyre, procesi ka prodhuar një arkiv të gjerë dëshmish, dokumentesh dhe konstatimesh për krimet, strukturat e UÇK-së dhe rolin e drejtuesve të saj.

Në aktgjykim, paneli konstatoi përgjegjësi penale të të akuzuarve për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49, torturimin e 303 dhe vrasjen e 96 personave.

Gjykatësit konstatuan, gjithashtu, se katër të akuzuarit kontribuuan ndjeshëm në një “qëllim të përbashkët kriminal” për shënjestrimin e personave të perceptuar si kundërshtarë të synimeve politike ose ushtarake të UÇK-së.

Këto janë konstatime juridike të një gjykate të shkallës së parë.

Read more:Specialja publikon pamje nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi e të tjerët

Por, së bashku me materialin e administruar gjatë procesit, ato tashmë bëhen pjesë e një arkivi shumë më të gjerë për luftën e Kosovës.

Pikërisht këtu takohen – ose përplasen – drejtësia, historia dhe kujtesa kolektive.

Për historianët dhe sociologët me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, kjo nuk do të thotë se një aktgjykim mund ta shkruajë historinë. Por, ai mund të bëhet një prej burimeve përmes të cilave ajo interpretohet – veçanërisht për brezat që luftën nuk do ta njohin nga përvoja e drejtpërdrejtë.

“Nëse verdikti mbetet si i tillë, në rastin më të keq, do të ndikojë në krijimin e një narracioni të dytë për natyrën e UÇK-së”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ibrahim Gashi, profesor i Historisë në Universitetin e Prishtinës.

Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, nuk pret që aktgjykimi të ndryshojë në mënyrë thelbësore narrativët historikë për luftën e Kosovës.

“Dyshoj se do të ndodhë. Aktgjykimet e mëparshme të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe gjykatave të tjera nuk i kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore narrativët historikë”, thotë Bieber për Radion Evropa e Lirë.

Për të, duhet bërë një dallim themelor ndërmjet punës së gjykatës dhe asaj të historianit.

Procesi penal kërkon të përcaktojë nëse individë konkretë mbajnë përgjegjësi penale për krime konkrete. Historia kërkon një pamje më të gjerë: kontekstin politik dhe ushtarak, zhvillimet në terren, raportet mes strukturave dhe shoqërisë dhe një shumëllojshmëri burimesh që nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtën peshë në një sallë gjyqi.

Në rastin Thaçi dhe të tjerët, një prej çështjeve qendrore ishte mënyra se si funksiononte UÇK-ja dhe raporti i katër të akuzuarve me strukturat e saj.

Read more:Franca: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e palëkundur

Bieber thotë se shumica e studiuesve dhe vëzhguesve e kanë parë UÇK-në si një strukturë relativisht të decentralizuar, pa një hierarki të fortë, dhe nuk pret që një aktgjykim i vetëm ta përmbysë këtë interpretim.

Por, kjo nuk e bën procesin gjyqësor të parëndësishëm për historianët.

Në gjykim u dëgjuan më shumë se 130 dëshmitarë dhe u administrua një sasi e madhe materialesh.

Për studiuesit, vlera e një procesi të tillë mund të jetë jo vetëm te përfundimet juridike të gjykatës, por edhe te materiali që ai ka nxjerrë në sipërfaqe.

“Sigurisht që kjo do t’i nënshtrohet hulumtimit. Do të theksoja se ekziston një dallim ndërmjet asaj që është interesante dhe relevante për një hetim penal dhe hulumtimit historik. Pyetjet janë të ndryshme, pasi historia rrallë merret me përcaktimin e përgjegjësisë. Megjithatë, historianët e konfliktit dhe të UÇK-së do të duhet të merren me këtë rast”, thotë Bieber.

Gashi e sheh aktgjykimin si një burim që historianët duhet ta shqyrtojnë, por jo si dokumentin që mund ta përcaktojë i vetëm historinë e luftës.

“Mendoj që kjo do të jetë vetëm një prej referencave, jo më tepër. Pra, vetëm një referencë. Një mori librash janë shkruar që e kanë një narracion të qëndrueshëm dhe që korrespondon me faktet që kanë ndodhur në terren”, thotë Gashi.

Ai përmend, mes të tjerëve, autorë dhe ish-zyrtarë perëndimorë si Madeleine Albright, Wesley Clark, James Pardew dhe Marc Weller, të cilët kanë shkruar për luftën, diplomacinë dhe ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.

Sipas Gashit, historiografia nuk do të mbështetet vetëm në dokumentet gjyqësore.

Read more:“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

Dëshmitë e protagonistëve, burimet ndërkombëtare, historia gojore dhe përvoja e popullatës civile do të mbeten pjesë e materialit mbi të cilin do të shkruhet historia e konfliktit.

Edhe vetë aktgjykimi i 16 shtatorit nuk e ka marrë ende formën e tij përfundimtare.

Ai është i shkallës së parë dhe përfundimet e tij mund të sfidohen në apel – një tjetër arsye pse pesha e tij afatgjatë në histori nuk mund të përcaktohet ende.

Por, historia akademike është vetëm njëra pjesë e kësaj çështjeje.

Tjetra është kujtesa kolektive, apo mënyra se si një shoqëri e mban mend, interpreton dhe ua transmeton brezave ngjarjet e së kaluarës.

Për Shemsi Krasniqin, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndikimi i aktgjykimit brenda Kosovës mund të jetë më i kufizuar.

Ai argumenton se për një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, perceptimi për luftën nuk është krijuar nga dokumentet gjyqësore, por nga përvoja e drejtpërdrejtë.

“E vërteta jonë është ajo e vërtetë, të cilën e kemi përjetuar me jetën tonë, me vuajtjen tonë, me dhimbjet tona, me përpjekjet, me angazhimet, me djersën e me gjakun, me të gjitha. Ndërsa, ndërkombëtarët janë më të ftohtë në këtë aspekt. Ata i shohin gjërat sipas letrave, sipas vendimeve institucionale dhe nuk e kanë ndjesinë që e kemi ne”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, ai nuk pret që aktgjykimi ta ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si lufta dhe UÇK-ja kujtohen sot brenda Kosovës.

Read more:“Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi

“Përbrenda Kosovës, nuk besoj që do të ketë ndikim në këtë aspekt, për shkak se populli i Kosovës e di shumë mirë historinë e vet, është shumë i vetëdijshëm për vlerat e UÇK-së, për vlerat e luftës për liri, për domosdoshmërinë e luftës për liri”, thotë Krasniqi.

Por, me kalimin e kohës, raporti mes përvojës së drejtpërdrejtë dhe dokumenteve mund të ndryshojë.

Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme kur vëmendja zhvendoset nga brezi që e ka përjetuar luftën tek ai që do ta njohë atë vetëm përmes librave, arkivave, filmave, dëshmive dhe vendimeve gjyqësore.

“Është rrethanë komplekse që e vështirëson situatën. Por, të bëhemi parashikues se si do të shpjegohet historia pas 25 vjetësh ose 50 vjetësh, është pak e vështirë. Nuk e dimë se çfarë ngjarjesh të tjera do të ndodhin ndërkohë dhe cilët narrativë do të konsolidohen dhe cilët do të dominojnë, rreth cilëve do të ketë pajtueshmëri ose konsensus”, thotë Krasniqi.

Një luftë me narrativë të ndryshëm

Aktgjykimi i 16 shtatorit nuk hyn në një histori të luftës që po shkruhet për herë të parë nga një gjykatë.

Para tij ekziston tashmë një korpus aktgjykimesh ndërkombëtare për krimet e kryera në Kosovë.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë u ka shqiptuar disa dënime ish-zyrtarëve të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Megjithatë, aktgjykimet ndërkombëtare nuk u kanë dhënë fund përplasjeve rreth mënyrës se si interpretohen luftërat e viteve ‘90.

“Përvoja e aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare në formësimin e narrativëve historikë nuk është inkurajuese. Gjatë 25 vjetëve të fundit, aktgjykimet shpesh janë pranuar vetëm kur janë përshtatur me narrativin kombëtar dhe janë refuzuar kur nuk janë përshtatur”, thotë Bieber.

Read more:Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?

Ai pret që edhe aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit të lexohet në mënyra të ndryshme në Kosovë dhe në Serbi.

“Do të prisja që nacionalistët serbë të ndihen të vërtetuar në pikëpamjet e tyre, duke injoruar faktin se shumë më tepër oficerë serbë janë dënuar për krime më të rënda, për të mos përmendur shumë të tjerë që nuk janë gjykuar fare. Ndërsa në Kosovë tashmë po shohim një refuzim të bazuar në argumentin e gabuar se aktgjykimi, në njëfarë mënyre, kërcënon të dhënat historike”, thotë Bieber.

Gashi, po ashtu, pret që qarqet nacionaliste në Serbi ta përdorin aktgjykimin si argument për narrativin e tyre mbi luftën në Kosovë.

Dhe, për këtë arsye, ai thotë se puna e historianëve bëhet edhe më e rëndësishme.

“Ne, historianët, kemi shumë detyrë të përdorim argumente nga memoria kolektive, nga dëshmitë që japin protagonistët e ndryshëm, përmes asaj që quhet histori gojore, si dhe duhet të marrim referencat e autorëve perëndimorë që kanë pasur qasje dhe informacion nga terreni”, thotë Gashi.

Por, kalimi i kohës ngre edhe pyetjen se sa gjatë mund të ruhet kujtesa e drejtpërdrejtë për luftën.

Krasniqi beson se ajo do të vazhdojë të përcillet për dekada.

“Unë jam i sigurt që për kohë të gjatë, sigurisht do të shkojnë dekada dhe kjo përvojë nuk do të harrohet. E si do të harrohet kjo, që është e dokumentuar, e vizualizuar, e shkruar, e estetizuar më pas me krijime artistike, letrare, filmike etj? Nuk do të harrohet”, përfundon historiani./REL

Lexo edhe
Politikë

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Po anashkalohet Kushtetuesja

Politikë

“News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet

Tags: #Burg #Detyrë #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #Evropa #gjykate #Gjyqi #Hagë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Po anashkalohet Kushtetuesja
  • “News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
  • “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend
  • Këlliçi akuza të forta nga foltorja e Kuvendit: Rama, Ron Yeffet dhe “Ermal Raketa” të përfshirë kokë e këmbë në trafikun ndërkombëtar të armëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Identiteti i tretë, shqiptari u bë ‘izraelit’ me dokument fals! Pezullohen 2 punonjës administrate, s’verifikuan siç duhet
  • GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, i përgjigjet avokatëve: Zbatojeni, ose ndiqni rrugët ligjore! Haxhia: Përshkallëzojmë bojkotin (DOKUMENTI)
  • Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së/ Spiropali: Skandal që shqiptarët dënohen 150 vite burg më shumë se serbët. Luftëtarët në Kosovë u ngritën kundër gjenocidit
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 11 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 8 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Po anashkalohet Kushtetuesja

Bordi i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve (EAJ) ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri,…

• 58 sekonda më parë • 2 min lexim
Politikë

“News24 u nxor përdhunshëm nga godina”, Gjekmarkaj denoncon në Kuvend: Aty duhet të ishte KAYO, që të grabisë Ron Yeffet

Nënkryetari i parlamentit Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend foli për skandalin e KAYO-s. Ai u…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by