Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi
Politikë

“Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi

• 16 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Ben Blushi

PSE U DËNUA HASHIMI

Për fat të keq isha i bindur se Hashim Thaci dhe shokët e tij do dënoheshin.

Edhe vetë Hashimi e dinte.

Kur pashë fytyrën e tij prej guri në momentin që u shpall vendimi, kuptova se dhe ai nuk kishte asnjë dyshim.

Do dënohej sic u dënua.

Por ndërkohë që trishtimi nuk do i largohet më kurrë nga sytë, Hashimi e ka një ngushëllim.

Hashim Thaci nuk u dënua si vrasës, por u dënua si politikan.

Nuk u dënua nga gjykatësit e Hagës, por nga disa njerëz që nuk ishin fare aty.

Dyshimet, faktet, provat, dëshimtarët, mbrojtja dhe raportet ndërkombëtare nuk kanë asnjë rëndësi për këta njerëz.

Ata nuk japin vendime nisur nga provat, por nisur nga interesat globale.

Që kur Hashim Thaci është futur në burg bota ka ndryshuar shumë.

Pothuajse nuk njihet.

Rusia ka pushtuar Ukrainën,Izraeli ka pushtuar Gazën, Amerika ka sulmuar Iranin.

Read more:“Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit

Evropa është më e dobët, Rusia më e egër, Amerika më e përcarë.

Luftërat e brendshme e kanë ndarë perëndimin më shumë se kurrë.

Liberalët janë kundër Rusisë dhe Izraelit, konservatorët janë pro.

Evropa është me gjysmën e Amerikës, kundër gjysmës tjetër.

Duket sikur rendi liberal po falimenton.

Demokracia nuk siguron më progres dhe unitet ideollogjik.

Vendimi që mori Gjykata Speciale e Hagës është pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare.

Gjysma e Evropës dhe Amerikës e donin Hashin Thacin në burg si aleat të gjysmës tjetër.

Read more:“Padrejtësia ndaj meje nuk erdhi nga SHBA”/ Berisha: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Kush na tregoi barin, janë të papunë…

Vrasjet e pretenduara,torturat e civilëve dhe shtëpia e verdhë nuk u provuan,sepse dënimi nuk u bazua asnjëherë mbi prova.

Për cfarë duheshin provat?

Kur Hashim Thaci u nis në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Trumpin në vitin 2020, ,liberalët nuk kishin nevojë për prova të tjera.

Nëse Hashim Thaci ka bërë një gabim në jetën e vet, ky ishte i vetmi gabim.

Prandaj u arrestua.

Megjithatë nuk duhet të jetë pishman.

E kush nuk do ta bënte këtë gabim?

Por ndërkohë që u nis si një hakmarrrje,vendimi kundër Hashimit ndryshoi rrugës.

Ai i ngjan pak atyre rasteve kur shtrigat që të kanë marrë peng, ta shtojnë dozën e helmit duke parë lëvizjen e reve.

Sa herë Rusia avanconte në Ukrainë, Hashimit ia shtonin dënimin,sa herë Izraeli vriste në Gaza dënimi dyfishohej,sa herë liberalët humbnin zgjedhjet, akuzat kundër Hashim Thacit forcoheshin.

Pasi u rrëmbye nga tavolina e Donald Trumpit, Hashimi u përdor për të trembur dy armiqtë më të mëdhenj të liberalëve.

Putinin dhe Netanyahun.

Është komike të mendosh se futja e një zogu në kafaz, mund të trembë tigrat dhe arinjtë e një pylli të cmendur, por gjuetarët përdorin të njëjtat mjete kundër të gjitha kafshëve.

Read more:“Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe

Kafazët.

Ky krahasim cinik e bën dhe më të dhimbshëm rastin e Hashim Thacit.

Ndërkohë që ai cliroi vendin e vet, u krahasua me dy njerëz që kanë pushtuar vende të tjera.

Sado të krahasohet me tigrat dhe arinjtë, zogu mbetet zog edhe kur ha një milingonë.

Prandaj nuk është rastësi që Haga ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për të tre.

Hashimi do ishte arrestuar kudo, kurse në Rusi dhe në Izrael Gjykata Ndërkombëtare nuk ka juridiksion.

Dhe pavarësisht se Gjykaka Speciale e Kosovës nuk është pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, arkitektura e Hagës është po ajo.

Parimi mbi të cilin ngrihet kjo ngrehinë juridike parashikon që trupa gjykatësish ndërkombëtarë të dënojnë kur gjykatësit vendas nuk munden.

Për këtë shkak mandati i Hagës që arrestoi Hashim Thacin i ndjek nga pas edhe Putinin edhe Netanyahun të cilët nuk shkelin dot në shumicën e vendeve të botës.

Read more:Helmimi në Fushë Arrëz, Report Tv siguron raportin e ISHP-së: Erdhi nga rrjeti i ujësjellësit!

Megjithëse Trumpi ka thënë disa herë se nuk e njeh Gjykatën e Hagës,liberalët dhe demokratët perëndimorë e përdorin si armën e tyre të fundit.

Gjykaka Ndërkombëtare është forca e tyre.

Liberalët i mbajnë kollonat juridike të Hagës me thonj, sepse ajo e mbron rendin liberal nga armiqtë që e kërcënojnë.

Kjo është arsyeja pse Hashim Thaci u sakrifikua në themelet e kësaj gjykate.

Nëse Hashimi lirohej, Gjykata dobësohej.

Ky është thelbi i këtij vendimi.

Kjo është arsyeja pse Perëndimi nuk i dëgjon fare thirrjet për luftën e Kosovës.

Perëndimi ka hallin e vet.

Ai kërkon të bëjë shembuj.

Perëndimi kërkon ta përdori Gjykatën e Hagës për tu mbrojtur.

Prandaj isha i sigurt se Hashim Thaci do dënohej.

Read more:Arinjtë zbresin në Pukë, momenti kur kalojnë në rrugë (VIDEO)

Horoskopi i luftës ishte i gjithi kundër tij.

Nëse Donald Trumpi nuk do kishte ardhur në pushtet, Hashimi do ishte në punë, nëse bota do ishte në paqe,Hashimi do ishte president,nëse qeveritë e shkundura të Evropës nuk do ishin duke rënë, Hashim Thaci do ishte i lirë.

Prandaj megjithëse është i vrarë, ai duhet të jetë i qetë.

E di që do kishte zgjedhur të ishte dëshmor i Kosovës, por fatkeqësisht është dëshmor i rendit liberal që e cliroi Kosovën.

Si në legjendat greke ai po flijohet nga perënditë që e ndihmuan të bëhej i pavdekshëm.

Hashimi nuk u dënua për atë që ka bërë por për atë që mund të bëjë.

Botës nuk i duhej si president i një vendi të vogël, por si peng i një gjykate të madhe.

Prandaj duhet të jetë i qetë.

Ai nuk u dënua për dje por për nesër.

Nuk u dënua si vrasës por si politikan.

Dhe si politikan do lirohet.

Lexo edhe
Politikë

FOTOLAJM/ Rama shkon në Kuvend, seanca maratonë vijon prej orës 10:00! Pritet të votohet drafti për pagat e gjyqtarëve

Politikë

VIDEO/ 49 ditë protestë, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjën: Divjaka bashki!

Tags: #Amerika #Analiza #Arinjtë #Arkitektura #bota #Burg #Demokracia #Demokratët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FOTOLAJM/ Rama shkon në Kuvend, seanca maratonë vijon prej orës 10:00! Pritet të votohet drafti për pagat e gjyqtarëve
  • VIDEO/ 49 ditë protestë, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjën: Divjaka bashki!
  • “Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur
  • Shehaj i përgjigjet ashpër ministres së Shëndetësisë: Ku e ka dëgjuar se problemet zgjidhen duke pritur qytetarët në zyrë?
  • Revolta kundër Ramës/ Protestuesit mbërrijnë të komisariati 1, thirrje në mbështetje të qytetarëve të ndaluar: Nuk jeni vetëm
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nervat i kam të forta. Kam kolegë që reaguan, kryeministri…”/ U përplas me protesutesit, Iris Luarasi i sulmon nga Kuvendi: Më ngjanin me pionerët e Enverit
  • Protesta e 110 kundër qeverisë/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Dhuna dhe represioni nuk na tremb! Në shesh deri në largimin e Ramës
  • “U përshëndetëm me shenjën tonë sekrete”, djali i Kadri Veselit ndan momentet e ankthit në Hagë: Besojmë se Apeli do ta korrigjojë vendimin
  • REL: Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 11 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 5 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

FOTOLAJM/ Rama shkon në Kuvend, seanca maratonë vijon prej orës 10:00! Pritet të votohet drafti për pagat e gjyqtarëve

Seanca plenare e Kuvendit vijon prej orës 10:00 të paradites, në një diskutim maratonë ku në rendin e…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ 49 ditë protestë, qytetarët kundër bashkimit me Lushnjën: Divjaka bashki!

Kanë shkuar në 49 numri i ditëve që qytetarët e Divjakës protestojnë kundër propozimit për reformën territoriale dhe…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur

“UÇK-ja ka nevojë për ne dhe ne do t’i përgjigjemi”. Kështu u shpreh të enjten në mbrëmje Çlirim…

• 17 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by